Avokati Koci: Martirët Kelmendi sakrifikuan për kombin dhe shtetin

Aktuale

Avokati Koci: Martirët Kelmendi sakrifikuan për kombin dhe shtetin

Më: 25 mars 2019 Në ora: 10:24
Bajram, Kastriot dhe Kushtrim Kelmendi

Sot bëhen 15 vite nga vdekja e avokatit Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij Kastriotit dhe Kushtrimit. Ata ishin marrë nga shtëpia e tyre dhe ishin vrarë nga forcat serbe rrugës për Fushë-Kosovë.

Në 19-vjetorin e rënies së tre anëtarëve të familjes Kelmendi, avokati Arianit Koci i ka kujtuar ata, duke thënë se martirizimi i tyre ka qenë uvertura e lirisë sonë

Koci ka shkruar në profilin e tij në Facebook se martirët Kelmendi pa asnjë dilemë kishin sakrifikuar për kombin dhe shtetin, në çdo kohë.

“Axha Bajram, Kaqë dhe Kushtrim: na mungoni shumë.  Me ju tash është bashkuar edhe tezja Nekibe – nana që stoikisht e përballoi humbjen e juaj. Nana që ka pasur forcë të na ngushēlloj neve, për humbjen e juaj – më të afërmit të saj! Nana që vazhdoi shtetndërtimin – rrugës së patriotit Bajram Kelmendi”, ka shkruar Koci.

Ai ka shtuar se fakti që liria është fituar edhe mesakrificën e Bajram, Kushtrim e Kastriot Kelmendit, e lehtëson dhimbjen për ta.

Ky është statusi i plotë i Kocit në Facebook:

Martirët e familjes Kelmendi!

Martirizimi i Bajram, Kastriot dhe Kushtrim Kelmendit ka qenë uvertyra e lirisë sonē.

Vdekja e tyre na ka tronditur thellë.

Sidoqoftë, jam i bindur që martirët Kelmendi, pa asnjë dilemë e kishin sakrifikuar vetën për kombin dhe shtetin - në çdo kohë.

Axha Bajram, Kaqë dhe Kushtrim: na mungoni shumë. 
Me ju tash është bashkuar edhe tezja Nekibe - nana që stoikisht e përballoi humbjen e juaj. Nana që ka pasur forcë të na ngushēlloj neve, për humbjen e juaj - më të afërmit të saj!

Nana që vazhdoi shtetndërtimin - rrugës së patriotit Bajram Kelmendi.

Sidoqoftë, fakti që liria e jonë ēshtë fituar edhe me sakrificēm tuaj, na lehtëson dhimbjen për juve.

Krenar me ju!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat