Musliu kërkoi shkarkimin e saj, reagon ashpër zëvendësministrja serbe

Aktuale

Musliu kërkoi shkarkimin e saj, reagon ashpër zëvendësministrja serbe

Më: 25 mars 2019 Në ora: 10:56
Musliu dhe Mikiq

Kanë vazhduar polemikat mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu dhe Zëvendësministres serbe të drejtësisë në Qeverinë Haradinaj, Vesna Mikiq.

Musliu kishte kërkuar shkarkimin e kësaj të fundit për shkak të një postimi në Facebook me rastin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, të cilat Mikiq i kishte quajtur gjenocid mbi shqiptarët.

“Kryeministër Haradinaj, shkarkoje menjëherë! Boll më kemi toleruar, por jo deri në pafundësi. Ndytësirat si kjo nuk i sherbëjnë as serbëve të Kosovës. Le të shkoj të jetoj në “shtetin e saj sovran”, ka shkruar Musliu.

E e njëjta ka reaguar ndaj Musliut. Ajo ka thënë se është e drejtë e saj të shprehë opinion.

Sipas saj, ka gjëra më të rëndësishme në parlament se sa të shikohen profilet e të tjerëve.

“Mendoj se ka gjëra më të rëndësishme që duhet t’i drejtosh në parlament, sesa të shikosh në profilet e të tjerëve në Facebook. Sipas ligjit, Musliut i ndalohet të marrë fotografitë dhe tekstet nga profilet private pa lejen e pronarit.”, ka shkruar ajo dhe ka shtuar se si është e mundur që Musliu është e painformuar që serbët janë taksapagues të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat