Haradinaj shkarkon zv.ministren serbe, Vesna Mikiq: Nuk ka vend për persona që denigrojnë vlerat e NATO-së

Aktuale

Haradinaj shkarkon zv.ministren serbe, Vesna Mikiq: Nuk ka vend për persona që denigrojnë vlerat e NATO-së

Nga: D.RR Më: 25 mars 2019 Në ora: 12:03
Vesna Mikiq

Kryeministri Haradinaj ka njoftuar se ka liruar nga deytra zëvendësministren serbe në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, përcjellë “Bota sot”.

Kjo për shkak se Mikiq deklaroi se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.

Këto deklarata të saj Haradinaj i ka cilësuar të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj.

Postimi i plotë:

Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq

RH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat