Ministri Reçica është ftuar nga Komisioni Ad-hoc për përpilimin e Kodit dhe rregullimin në fushën e pensioneve - Bota Sot
Ministri Reçica është ftuar nga Komisioni Ad-hoc për përpilimin e Kodit dhe rregullimin në fushën e pensioneve

Aktuale

Ministri Reçica është ftuar nga Komisioni Ad-hoc për përpilimin e Kodit dhe rregullimin në fushën e pensioneve

Nga: Z.B Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:57
Pamje nga takimi

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica është ftuar nga Komisioni Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social, përcjell “Bota sot”.

Reçica përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka kërkuar komisioni që të marrë për bazë Koncept-Dokumentin e hartuar nga MPMS, sepse i përshtatet më së miri rrethanave socio-ekonomike të vendit si dhe është hartuar në bashkëpunim me eskpertët ndërkombëtarë

Postimi i plotë:

I ftuar nga Komisioni Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social, për të prezantuar dhe diskutuar reth Koncept-Dokumentit të MPMS-së për reformë pensionale.

Kërkova nga Komisioni që të marrë për bazë Koncept-Dokumentin e hartuar nga MPMS, sepse i përshtatet më së miri rrethanave socio-ekonomike të vendit si dhe është hartuar në bashkëpunim me eskpertët ndërkombëtarë, duke marrë përvojat më të mira të vendeve të zhvilluara.

Gjithashtu, ofrova gatishmërinë e MPMS-së për të ndihmuar Komisionin në fazën e mëtutjeshme, gjatë hartimit të Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve.
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...