Cili ishte mendimi i Donald Trump për bombardimet e NATO-s në vitin 1999?

Aktuale

Cili ishte mendimi i Donald Trump për bombardimet e NATO-s në vitin 1999?

Më: 25 mars 2019 Në ora: 16:53

Dje u shënua 20 vjetori i bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe. Gjatë asaj kohe shumë personalitete të njohura amerikane kishin komentuar rreth këtyre bombardimeve. 

Njëri nga ata që kishte folur rreth bombardimeve ishte edhe presidenti i tanishëm i ShBA-së, Donald Trump. 

Trump në atë kohë ishte për të ndërhyrë në Kosovë por me trupa tokësore. Ai kishte kritikuar presidentin e asaj kohe, Bill Clinton se pse nuk kishte hyrë me trupa tokësore në Kosovë por me ato ajrore. 

“Unë do të veproja ndryshe, edhe pse e di se do të tingëllojë çuditshëm te shumë kush.”, kishte thënë fillimisht Trump. 

“Shikoni kaosin që e kemi shkaktuar në Kosovë. Mendoj që ne mund të themi kemi humbur vetëm disa njerëz. Padyshim se ishim 10 mijë metra lart me aeroplan kur po hidhnim bomb.”

“Por shiko çfarë i bëmë atij vendi, atyre njerëzve, sa shumë vdekje e vuajtje u kemi shkaktuar. Ne duhej të shkonim atje me trupa tokësore, do të kishte vrasje edhe në këtë opsion por më pak. Nuk do të ishte situata kaq kaotike.”, kishte thënë ndër të tjera presidenti i tanishëm amerikan. 

Vlen të theksohet që në vitin 2006, serbët kishin publikuar një intervistë të rrejshme, kinse Trump ka kërkuar falje për ndërhyrjen ushtarake. Por atëherë, këshilltari i Trump e kishte mohuar këtë gjë. 

Më poshtë mund ta gjeni intervistën e Trump për bombardimet e NATO-s në vitin 1999 në CNN. Nga minuta 18:47, presidenti amerikan flet për bombardimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat