Avokati i Naser Pajazitajt: Klienti im u dënua pa prova, do të ankohemi

Aktuale

Avokati i Naser Pajazitajt: Klienti im u dënua pa prova, do të ankohemi

Më: 25 mars 2019 Në ora: 17:33
Donjeta Pajazitaj

Naser Pajazitaj është personi i dytë në Kosovë që nga sot do të vuaj burgim të përjetshëm. Ai është shpallur fajtor nga Gjykata e Apelit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, para 4 vjetësh në Bjeshkët e Strellcit. Ndësa avokati i Naserit thotë se nuk pati prova për dënimin që mori klienti i tij.

Gëzim Kollçaku, avokat i të dënuarit me burgim të përjetshëm, Naser Pajazitaj, ka thënë se nuk ka pasur asnjë provë që klienti i tij të marrë dënimin që iu dha sot për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

“Asnji provë, më të voglën, nuk ka pasur për këtë vendim. Herën e parë është liruar në mungesë provave. Në rigjykim krejt për diçka tjetër e kanë kthy. Asnjë provë nuk ekziston se ky e ka kryer këtë vepër penale. Po pse gjykata vendosi ashtu, veç Gjykata e dinë, askush tjetër”, ka thënë Kollçaku për Televizionin 7.

Ai tutje tregon se do të parashtrojë ankesë në afatet ligjore, ndërsa pret të shoh se si trupi gjykues do të arsyetojë vendimin, sipas tij, të pabazuar në asnjë provë.

Gjykata Themelore e Pejës të hënën  mori vendim për dënim më burg të përjetshëm të Naser Pajazitajt, i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjetës.

Naser Pajazitaj akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta tani të ndjerën Donjeta Pajazitaj.

Pajazitaj ishte liruar nga akuza për këtë vrasje, por Gjykata e Apelit, më pas e kishte kthyer lëndën në rigjykim. Pas kthimit të rastit në rigjykim, Pajazitaj është dënuar me burgim të përjetshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat