NATO i përgjigjet serbëve: Për këtë shkak ju bombarduam!

Aktuale

NATO i përgjigjet serbëve: Për këtë shkak ju bombarduam!

Nga: F.B Më: 25 mars 2019 Në ora: 19:33
NATO

Ky vendim është marrë pas më shumë se një viti të luftës në Kosovë dhe mossuksesit të diplomacisë ndërkombëtare të zgjidhë konfliktin, thuhet në kumtesën e kërkuar nga “Sputnik” drejtuar Aleancës së NATO-s, transmeton “Bota Sot”.

“NATO edhe pas 20 viteve mendon se përdorimi i forcës në Jugosllavi pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishte e domosdoshme dhe legjitime dhe se me bombardim është arritur qëllimi”, thuhet në kumtesën e Aleancës.

Një burim brenda aleancës i ka thënë “Sputnjik” se “NATO ka filluar operacionet në mars 1999 me qëllim të ndalohet katastrofa humanitare që aso kohe bëhej në Kosovë“.

"Ky vendim ishte marrë pas një periudhe më të gjatë se një vit të luftës në Kosovë dhe mossuksesit të diplomacisë ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit. Operacioni i NATO-s ka pasur pas përpjekjeve intensive të OKB dhe grupit të kontaktit, anëtar i së cilës ishte edhe Rusia për arritjen zgjidhjes paqësore", ka thënë  burimi i kësaj gazete.

Sipas po këtij burimi, KS i OKB-së„ shumë e ka karakterizuar si shkelke të drejtave të njeriut në Kosovë dhe rritje të refugjatëve, dëbimit nga shtëpitë dhe kërcënimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare". Sipas të dhënave të Aleancës, deri në vitin 1998 mbi 300 mijë njerëz nga Kosova kanë lëshuar shtëpitë dhe Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat