Krasniqi: E kam njohur një Petritsch tjetër, nga ky i sotshmi!

Aktuale

Krasniqi: E kam njohur një Petritsch tjetër, nga ky i sotshmi!

Nga: Z.B Më: 25 mars 2019 Në ora: 20:45
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe ish – kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ka komentuar në lidhje borbandimet e NATO-s në Serbi, përcjell “Bota sot”.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, kam pasur rastin që të takohem para Konferencës së Rambujesë, në Kosovë, në Rambuje e Paris dhe në dhjetë ditshin e dytë të prillit 1999 në Vjenë.

“Ku se bashku kemi shkuar e kemi biseduar me Sekretarin e shtetit, zotin Albert Rohan. Atëherë, në të gjitha takimet që kam pasur e kam njohur një Petritsch tjetër, kuptohet nga ky i sotshmi! Po me duket nje metamorfozë e çuditshme!”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

KËSHTU SHKRUANTE ËOLFGANG PETRITSCH NË VITIN 2002

Pas tetëmbëdhjetë e më shumë vitesh, Ë. Petritsch e paska ndryshuar bindjet politike?! Ai tani po e çuan bombardimin e NATO-s mbi Serbinë ilegal. Aso kohe ai fliste krejt ndryshe. Çka paska ndodhur pas kaq shumë vitesh?

Kam pasur rastin që të takohem para Konferencës së Rambujesë, në Kosovë, në Rambuje e Paris dhe në dhjetë ditshin e dytë të prillit 1999 në Vjenë, ku se bashku kemi shkuar e kemi biseduar me Sekretarin e shtetit, zotin Albert Rohan. Atëherë, në të gjitha takimet që kam pasur e kam njohur një Petritsch tjetër, kuptohet nga ky i sotshmi!
Po me duket nje metamorfozë e çuditshme!

Ta shohim se çka shkruan ai me bashkautorin në librin: Rruga e gjatë në luftë – Kosova dhe Bashkësia Ndërkombëtare 1998- 1999, Koha, Prishtinë 2002.

Në libër ai në mes të tjerave shkruan:

“Çfarë nuk qe e mundur të arrihej për vite të tëra me protesta paqësore dhe mosbindje qytetare, u arrit brenda pak muajve me anë të dhunës: Kosova u bë qendra e vëmendjes së mediave, për këtë arsye kriza e saj politikisht nuk mund të lihej më pas dore. Provokimet e UÇK-së sollën si rrjedhojë kundërgoditje, të cilat forcat e policisë speciale serbe i kryen duke përdorur dhunë të tepruar (kështu vlerësohej dhuna serbe mbi shqiptarët, e tepruar që do të thotë duhej të kufizohej kjo dhunë me mjete demokratike,- nënvizimi im, J.K.). Familje të tëra të dyshuara se kishin lidhje me UÇK-në u shfarosën. Pamjet e luftimeve të armatosura, të fshatrave të përpirë nga flakët dhe të eksodit të popullsisë civile zgjuan menjëherë kujtimin e dështimit të diplomacisë në Bosnje e Hercegovinë. Shqetësimi se një “luftë e re ballkanike” ishte në prag, u bë përcaktues në veprimet e aktorëve kryesor të bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë mënyrë UÇK-ja arriti pikërisht atë qëllim, në të cilin Rugova kishte dështuar: ajo arriti që më anë të dhunës (luftës çlirimtare, nen. im J.K.) të internacionalizonte krizën e Kosovës, në fillim në rrafshin mediatik e më pas në atë politik. Vetëm atëherë bashkësia ndërkombëtare u gjend e shtrënguar të merrte masa ...

Kurse për Bashkësinë ndërkombëtare do të thotë:
“Bashkësia ndërkombëtar e nënvleftësoi së tepërmi dinamikën e krizës në Kosovë. Deri në shpërthimin e dhunës në Kosovë ajo ndoqi një politikë të paqëndrueshme, të panjësuar dhe dritëshkurtër, e cila pengoi një ndërhyrje të frytshmen krizën e Kosovës”. (Po aty).

Në faqen 276 ata shkruajnë: “Që në çastin e ndërhyrjes së bashkësisë ndërkombëtare u bë e qartë që hapësira për një zgjidhje paqësore ishte tepër e vogël”.

Ndërsa për fillimin e bombardimeve të NATO -s “më 24 mars 1999 përpjekjet diplomatike për zgjedhjen paqësore të konfliktit dështuan përfundimisht”.(Po aty, faqe 278)

Kjo është fjalia e fundit në librin e përmendur.

Këto përfundime janë theksuar më 8 tetor të vitit 2002.
Dhe pason emri i Ëolfgang Petritsch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat