Thaçi pas barazimit: Këta janë djemtë tanë, s’dorëzohen asnjëherë

Aktuale

Thaçi pas barazimit: Këta janë djemtë tanë, s’dorëzohen asnjëherë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 22:25
Foto

Para pak minutash, Kosova e ka barazuar rezultatin ndaj Bullgarisë.

Ishte pikërisht sulmuesi Arbër Zeneli ai i cili me një gol fantastik barazoi ndaj Bullgarisë, gol ky që e ndezi edhe më shumë atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Pas këtij goli, presidenti Hashim Thaçi, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, se ky gol i barazimit ishte fantastik dhe se sipas tij, djemtë e kombëtares së Kosovës nuk dorëzohen asnjëherë.

Kujtojmë se kjo është ndeshje për kualifikime në Euro 2020.

Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:

Fantastik, goli i barazimit i Arbër Zenelit.

Këta janë djemtë tanë: s’dorëzohen asnjëherë. I meritojnë zemrat tona!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat