Thaçi: Këta djem, Kosovën ballëlartë po e çojnë drejt kualifikimeve në Euro 2020

Aktuale

Thaçi: Këta djem, Kosovën ballëlartë po e çojnë drejt kualifikimeve në Euro 2020

Më: 25 mars 2019 Në ora: 22:58
Foto

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nga afër e ka përcjellë ndeshjen Kosovë-Bullgari në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka uruar lojtarët e kombëtares pas barazimit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se lojtarët ishin të mrekullueshëm dhe treguan se janë të pamposhtur.

Sipas tij, futbollistët kosovarë po e çojnë Kosovën ballëlart drejt kualifikimeve në Euro 2020.

Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:

Të mrekullueshëm dhe të pamposhtur futbollistët tanë.

Kosovën, ballëlartë po e çojnë drejt kualifikimeve në Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat