Natasha Kandiq tregon bisedën me Nekibe Kelmendin, natën kur policia serbe i vrau Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij

Aktuale

Natasha Kandiq tregon bisedën me Nekibe Kelmendin, natën kur policia serbe i vrau Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij

Më: 26 mars 2019 Në ora: 00:07
Natasha Kandiq

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka përkujtuar momentin e vrasjes së avokatit të njohur shqiptar Bajram Kelmendi, bashkë me dy bijtë e tij nga policia serbe, në momentin kur filluan bombardimet  e NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe, 20 vjet më parë.

Kandiq përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se si e kishte telefonuar Nekibe Kelmendi në natën kur asaj policia dhe ushtria serbe ia kishin marrë burrin dhe dy djemtë e saj.

“Para 20 vitesh, rreth orës 02 pas mesnatës cingërroi telefoni, dëgjova zërin e plot shqetësim të Nekibe Kelmendit: E morën Bajramin dhe djemtë’. Të  nesërmen u gjetën trupat e tyre. Kështu filloi vrasja e shqiptarëve më të respektuar. Kjo ishte ‘mbrojtja’ e ushtrisë dhe policisë serbe”, ka shkruar Natasha Kandiq.

Postimi i humanistes serbe Natasha Kandiq ka marrë komente të ndryshme.

Shumica e komentuesve serbë e gjykojnë atë se pse po iu del në mbrojtje viktimave shqiptare.

Ish-avokati i njohur, Bajram Kelmendi dhe dy bijtë e tij Kastrioti dhe Kushtrimi, në natën mes 24 dhe 25 marsit 1999, ishin marrë nga në shtëpinë e tyre nga policia serbe dhe më pas ishin vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat