Zbuloi lidhjen e djalit të Baton Haxhiut me rusët: Kërcënohet Enver Bytyçi

Aktuale

Zbuloi lidhjen e djalit të Baton Haxhiut me rusët: Kërcënohet Enver Bytyçi

Më: 26 mars 2019 Në ora: 00:44
Andi dhe Baton Haxhiu

Kërcënohet Profesori dhe analisti Enver Bytyçi. Lajmi është publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas asaj që shkruan Berisha, Bytyçi ka marrë mesazhe kërcënuese pas shkrimit për djalin e Baton Haxhiut, Andi Haxhiu, i cili është i punësuar në ministrinë e jashtme serbe.

Në shkrimin e para dy ditëve, Bytyçi shkruante se “djali i spiunit të Stanishiqit atashohet në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë”. Andi Haxhiu mbanë postin e këshilltarit politik të ministrit të mbrojtjes.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Kercenohet pas shkrimit per djalin e Baton Stanishiqit,

Profesori dhe publicisti i njohur Enver Bytyçi!

Te dashur miq, nje kercenim kriminal e primitiv i ka ardhur Prof Enver Bytycit historian, publicistit, analistit i njohur pasi ai informoi publikun se djali i Baton Stanishiqit punon per ministrine e mbrojtjes te Rusise.

Denoj me ashperisine me te madhe kete kercenim mafioz, frymezues te te cilit jane argatet e Beogradit ne Prishtine dhe Tirane, te cilet me shkrimet dhe analizat e prof Bytyçit kane marre goditjet e merituara si dhe paralajmeroj ata se do mbahen pergjegjes per çdo presion apo cenim ndaj tij.

Ketu me poshte keni mesazhin e kercenimit kriminal drejtuar Prof Bytyçit. sb

Besfort Brika date 24 mars 2019

5 mutual friends including Ridvan Hoxha and Valon Xh Maralushaj

Worked at nafron

Went to Motrat Qiriazi

8:28 AM

You missed a call from Besfort.

8:28 AM

Call Back

11:35 AM

You missed a call from Besfort.

11:35 AM

Call Back

Enver si je

1:57 PM

Enver

pershendetje i nderuar

You can now call each other and see information like Active Status and when you've read messages.

Deshta me taku ka kukesi mu informu pak ma shume per Andi haxhiun

Qofse ke informata te sakta shperblej

D.m.th nuk paske pergjigje

Enver keshtu jam i lindur i ritun Prizren familje atdhetare i malltretuar nga regjimi serb qysh e di veten

Jam preardhje nga Kalaja Dodes fshati Ploshtan qe jam shume krenar

Perndryshe pasi je nga Kukesi me siguri ja ke ni emrin Xhemali Gjutaj jam tezak

Jap nipi i Alishanve dhe i Qelava Lumes

Perndryshe per Andin aspak nuk qenke i informum mire dhe sakte

Enver na ke shqetsu

Perndryshe nuk kam qef mu shqetsu

Po kur shqetsona te shqetsoj

Ashtu qe i lutna zotit te na takoj qe e di sigurte qe do takoj

Mu nuk e ki aspak problem me njof se msheh ne profil

Enver kalo mire

Kisha pas qef me njof

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat