Reagimi i ashpër i ish-agjentit të SHIK-ut për Thaçin, Ramën dhe Haxhiun: Një ditë do të ju qanë Moska...

Aktuale

Reagimi i ashpër i ish-agjentit të SHIK-ut për Thaçin, Ramën dhe Haxhiun: Një ditë do të ju qanë Moska...

Nga: N.Sh Më: 26 mars 2019 Në ora: 09:02
Edi Rma, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Profesori ndërkombëtar, historiani, publicisti dhe analisti Enver Bytyçi, është kërcënuar nga një person një person nga Prizreni.

Bytyçi kishte shkruar për djalin e Baton Haxhiut.

Ai shkruante se “djali i spiunit të Stanishiqit atashohet në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë”. Andi Haxhiu mbanë postin e këshilltarit politik të ministrit të mbrojtjes.

Lajmin për kërcënimin e Bytyçit e ka publikuar në Facebook, ish kryeministri shqiptar Sali Berisha.

Sipas asaj që shkruan Berisha, Bytyçi ka marrë mesazhe kërcënuese pas shkrimit për djalin e Baton Haxhiut, Andi Haxhiu, i cili është i punësuar në ministrinë e jashtme serbe.

E për këtë kërcënim ka reaguar edhe Naim Miftari.

Ish-agjenti i SHIK-ut, dhe ish-eprori i UÇK-së, TMK-së dhe Policisë së Kosovës, thekson se, kërcënimi i profesor Bytyçit është i papranueshëm.

Miftari shkruan se, një ditë do t’i qanë Moska dhe Beogradi, Hashim Thaçin, Baton Haxhiun dhe Edi Ramën.

Lexojeni shkrimin e plotë të Naim Miftarit:

Ndalni zagarët e zagarëve

Sa i përket kërcënimeve të reja nga zagarët e Hashim Thaqit (komandi Ilijes) e Baton Haxhiut (Ivica Stanishiçit) dhe të mbështetura në hije nga Kristaqi i vogël Edi Rama janë të pritshme dhe jo befasues pasi si duket në gjenë dhe trung familjar ju mbretëron akoma instikti i qartë serbo-madh dhe pro-serb si duket këta "burra trima "e kanë të trashëguar amanetin e babës Millosheviç për ndarjen e Kosovës prandaj këto celula të mbetura Komuniste të OZNA_UDB_SHISH i pengon çdo kush që sot mendon dhe flet qartë Shqip dhe kundërshton tentimin e ndarjes te Kosovës dhe kritikon gjendjen e mjerueshme pa shpresë për te ardhmen ku gjendet sot Kosova edhe Shqipëria si shtete pavarësisht çka vjen e servuar dhe propagandohet nga kuzhinat mediatike serbo-sllave dhe të mafies shqiptare vendore.

Prandaj ju themi hapur stop kërcënimeve dhe provokimeve të këtyre kasenecave të Beogradit dhe të krimit të organizuar, ju themi detyrimisht stop ndaloni pasi ne populli shqiptar jemi mate fort dhe kem dit dhe kem treguar edhe ma par ti ndalojmë Esat Toptanat "tanë” që edhe sot na i qan Beogradi dhe Moska anti shqiptare.

Një dit dot ju qan Beogradi e Moska edhe juve Hashim Thaçin, Baton Haxhiun edhe Edi Ramen por populli jon do të ju përqesh dhe do të ju mbaj mend si tradhtar dhe kusar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat