Vuçiq ka porosi të qartë për Peshkopin Teodosije, lidhur me takimin e peshkopit me ministrin e Kosovës 

Aktuale

Vuçiq ka porosi të qartë për Peshkopin Teodosije, lidhur me takimin e peshkopit me ministrin e Kosovës 

Nga: F.B. Më: 26 mars 2019 Në ora: 09:48
Aleksandar Vuçiq dhe Peshkopi Teodosije

Presidenti i Serbisë Aleksadar Vuçiq ka treguar çka mendon për takimin e Peshkopit Teodosije drejtues Peshkopisë Rashkë-Prizren, duke theksuar se detyra e tij është takimi me secilin serb, por habitet si kjo nuk u bë e madhe në media, shkruan “Expreso”, transmeton “Bota sot”.

Si priftëri duhet të lëviz nëpër të gjithë Kosovën dhe të takoj serbët. “Po të isha serb i Kosovës nuk ia kisha pa të madhe takimin. Por habitem pse nuk është publikuar dhe nuk i është bërë jehonë”, ka thënë Vuçiq në takimim me gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Vuçiq theksoi se priftërinjtë duhet të kalojën në vendet më të lagëta dhe në rrethanat më të ndryshme që të jenë dhe jetojnë me njerëzit tanë.

“Nuk ia shoh të madhe në përgjithësi lidhur me këtë çështje”, porositi ai, duke shtuar se nuk është i njoftuar me vendimin për takim sikurse nuk kupton pse mediat nuk kanë qenë prezent.

Ai konstatoi se kundërshtarët politikë me siguri do ta sulmojnë për këtë siç kanë thënë se patriarku është njeri i keq sepse ka ftuar në respektimin e ligjit.

“Ndërsa për pasurinë e tij flasin ata që kanë shkatërruar vendin”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat