Amerikanëve iu humb durimi me Thaçin, kanë një kërkesë urgjente për të

Aktuale

Amerikanëve iu humb durimi me Thaçin, kanë një kërkesë urgjente për të

Nga: D.RR Më: 26 mars 2019 Në ora: 10:53
Hashim Thaçi

Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka shprehur shqetësimin e saj për vonesën e më shumë se një viti të emërimit të dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).

Ata përmes një komunikate për media kanë thënë se e nxisin presidentin Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ, përcjellë “Bota sot”.

Komunikata e plotë:

Jemi të shqetësuar me vonesën prej më shumë se një vit të emërimit të dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ). Dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore; më shumë se 30 anëtarë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nuk kanë pasur mundësi të marrin detyrën për shkak të vonesës. Ky dështim ka rritur perceptimin e publikut se madje edhe njëri ndër institucionet më efikase dhe më jopartiake të Kosovës i nënshtrohet ndërhyrjes politike. E nxisim Presidentin Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat