Pas Ambasadës së SHBA-së edhe Hoti i reagon Thaçit

Aktuale

Pas Ambasadës së SHBA-së edhe Hoti i reagon Thaçit

Nga: N.Sh Më: 26 mars 2019 Në ora: 11:20
Hashim Thaçi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti thotë se që një vit është bllokuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga ana e presidentit Hashim Thaçi.

Hoti përmes një postimi në Facebook, përmend edhe reagimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë e cila sot e bëri për po të njëjtë çështje.

“Është shqetësues fakti që institucioni më i lartë i Republikë së Kosovës po përdoret për interesa politike. Kjo qasje duhet të marrë fund. Anëtarët e KQZ-së duhet të emërohen sipas Kushtetutës dhe ligjit për zgjedhje, si dhe aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014. Çdo veprim tjetër paraqet shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit”, shkruan Hoti, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Sot mbushet një vit prej se është bllokuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga ana e Presidentit.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë sot ka reaguar për këtë çështje, duke cituar edhe reagimet e opozitës.

Është shqetësues fakti që institucioni më i lartë i Republikë së Kosovës po përdoret për interesa politike. Kjo qasje duhet të marrë fund. Anëtarët e KQZ-së duhet të emërohen sipas Kushtetutës dhe ligjit për zgjedhje, si dhe aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014. Çdo veprim tjetër paraqet shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit.

Edhe mos veprimi për një vit të plotë është shkelje e Kushtetutës. Presidenti ka obligim kushtetues të garantojë funksionimin e institucioneve të parapara me Kushtetutë, dhe KQZ-ja është institucion i paraparë me Kushtetutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat