Haki Abazi: Thaçi po e mbanë peng KQZ-në sikurse Kosovën që 15 vite

Aktuale

Haki Abazi: Thaçi po e mbanë peng KQZ-në sikurse Kosovën që 15 vite

Nga: N.Sh Më: 26 mars 2019 Në ora: 11:55
Hashim Thaçi dhe Haki Abazi

Analisti politik Haki Abazi ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e mbanë pengë KQZ-së sikurse Kosovën që 15 vite.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abazi thotë se edhe thirrja e ambasadorit amerikan që të emërohen përfaqësuesit e KQZ është përkujtim që Kosova është shtet demokrat dhe zgjedhjet janë mekanizëm i demokracisë.

“KQZ është institucioni te cilin po e mban peng Thaçi ashtu siç është duke e mbajtur peng Kosovën që 15 vite. Thirrja e ambasadorit të SHBA që të emërohen përfaqësuesit e KQZ është përkujtim që Kosova është shtet demokratik dhe zgjedhjet janë mekanizëm i demokracisë. Diktatura kapilare e korrupsionit, nepotizmit dhe mentalitetit monopolizues nuk mundet me mbijetua përveç se duke stërkequr demokracinë dhe institucionet e saja.

Edhe çka tjetër ka mbet me ju kujtua te tjerët!?”, shkruan Abazi, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat