Hoxha adreson kritika ndaj BE-së për mosliberalizim

Aktuale

Hoxha adreson kritika ndaj BE-së për mosliberalizim

Më: 26 mars 2019 Në ora: 12:00
Foto

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO janë dy prioritetet e Kosovës, duke siguruar se do të implementohen të gjitha reformat që kërkohen.

“Kemi dëshmuar se për vendin tonë anëtarësimi në BE dhe NATO është e vetmja alternativë. BE-ja mbetet adresa e vetme për prosperitet dhe mundësi të barabarta për qytetarët si institucione jemi të përkushtuar në implementimin e gjitha reformave për anëtarësimin në BE”, tha ajo.

Hoxhaj tha se janë bërë tri vjet që nga nënshkrimi i MSA-së dhe Kosova ka bërë shumë që të implementohen dhe zbatohen kërkesat që dalin nga kjo marrëveshje, por që ka pas hapësirë të bëhet edhe më shumë.

“Zbatimi i ERA prej 2016-19 ka përfunduar, kemi pas hapësirë të bëjmë më mirë duhet të jemi vetëkritik, tani po punojmë në draftin e ERA 2 dhe së shpejti do miratohet në qeveri dhe më pas do lansohet të përcillet në Kuvend për zbatim”, tha ajo.

“Në 2019 presim të tejkalojmë planet për zbatueshmëri të ERA, ne vazhdojmë të përballemi me sfida si liberalizimi i vizave dhe përkundër faktit që kemi marr konfirmim nga Komisioni Evropian ne mbetmi vendi i vetëm në rajon që nuk kemi lëvizje të lirë”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se me mosliberalizim të vizave Kosova po pëson humbje të mëdha në fusha të ndryshme, raporton EO.

“Nga BE ne kërkojmë qasje objektive, vlerësim dhe kushtëzim me gjitha vendet e rajonit në rrugën e BE, presim që rajoni të merr vëmendjen e merituar duke ndërtuar investim të madh që ne me gëzuar liri dhe demokraci”, tha ajo.

“Ne kemi nevojë për një BE që flet një zëri, mirëpres vizionin e vendeve kryesuese të BE-së dhe shpreh përkushtimin tim drejtë bashkëpunimit tonë të vizionit të përbashkët”, shtoi Hoxha.

Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq ka treguar historinë e Kroacisë deri sa ka fituar mundësinë të bëhet shtet anëtarë në Bashkimin Evropian.

Ajo tha se kriteret të cilat vihen duhet implementuar pasi që edhe ligjet mund të jenë të mirë, por nëse nuk zbatohen nuk ka rezultate.

“Ju mund të punoni në legjislacione dhe ligje të i bëni perfekt, por nëse nuk implementohen nuk ka sukses”, tha ajo.

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall tha se Kosova ka shumë ngjashmëri me Finlandën sepse ka qenë në situatë të njëjtë me Rusinë.

Sipas saj, Finlanda vendosi të bëj paqe dhe të ketë prioritet zhvillimin e vendit të tyre, që u shndërrua në një vend të pasur dhe konkurrent në BE.

“Kosovarët duhet të marrin një vendim me Serbinë, Finlanda ka të përbashkët me Kosovën sepse në luftën e dytë botërore ne është dashur të harrojmë risët që të kemi vëmendje për e vendin tonë dhe jo ishte zgjedhja me e mirë, si shteti me i varfër tani jemi të pasur dhe më konkurrent në BE”.

“…çdo shtet që bashkohet në BE ka motivime të ndryshme, ne jemi lojtar të vegjël dhe donim të jemi më të mëdhenj që të kemi shansin të jemi pjesë e BE”, tha ajo.

Ajo tha se shpreson që Kosova të bëhen sa më parë pjesë e BE-së dhe të i ruaj vlerat që i ka.

“Nuk ka progres pa i implementuar gjitha reformat, ato na shyejnë të ecim përpara dhe të kemi rezultate të mira, BE është esencial për Kosovën dhe Kosova duhet të ecë përpara dhe duhet të i implementoj reformat që bëjnë ndryshime”, tha Stjernvall.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, Daniel Onisor tha se kur Rumania kërkonte të ishte pjesë anëtare e BE-së është dashur të kryej disa reforma duke përfshirë çështje demokratike, lirinë e shprehjes, implementimin e tregut të lirë etj.

“Në 10 vitet e para pas bashkimit në BE, Rumanisë i është dashur 14 miliardë euro, në 2000 është rritur GTP, në fund të 2018 GTP është më shumë se 200 bilionë dollarë”, tregoi Onisor.

“Rruga e Rumanisë nga një shtet postkomunist në tranzicion, ne kemi arrit me qenë në Këshillin Evropian që përfaqësojmë fuqinë e BE-së”, shtoi Onisor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat