As gjeneratat e reja serbe nuk dallojnë nga shovinistja Vesna Mikiç

Aktuale

As gjeneratat e reja serbe nuk dallojnë nga shovinistja Vesna Mikiç

Nga: D. B Më: 26 mars 2019 Në ora: 12:16
Vesna Mikiç

Të gjithë ata që hapur dalin kundër rregullimit Kushtetues dhe ata të cilët me programet e subjekteve të tyre politike e rrezikojnë rendin kushtetues dhe vlerat e mirëfillta demokratike në një shoqëri normale duhet të jenë të ndjekur nga organet e rendit dhe ligjit.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike në vend Ismet Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot” se pushtetarëve nuk duhet tu jepet shansi që nga brenda ta minojnë shtetin, rendin dhe ligjin.

“Shembulli më i mirë, është demonstrim i hapur i atyre që gëzojnë benifite të veçanta nga djersa e popullit dhe dalin kundër këtij populli, siç është deklarata primitive e shoviniste e zëvendësministres serbe Vesna Mikic, në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, e cila ndërhyrjen e kësaj aleance me vlera më të larta demokratike, që parandalojë gjenocidin, dhunimet, djegiet, masakrat nga soldateska shtetërore serbe të prira nga krimineli Millosheviç i quajti gjenocid. Dhe kjo është e papranueshme. Me këtë rast, për fat të keq as gjeneratat e reja serbe nuk po ndryshojnë nga pararendëset, që do të thotë se etja për gjakun shqiptarë nuk ju ka kaluar dhe se historia nuk i ngopë kurrë të tillët”.

Sipas tij, veprimi i vetëm i Kryeministrit Haradinaj, nuk ka pasur si të jetë ndryshe, përveç se të reflektojë duke e shkarkuar këtë zonjë të pa përmirësueshme nga mendësia dhe ideologjitë e së kaluarës serbe.

Image
Ismet Haziri

“Para se të mendojmë në raportet me Bashkësinë Ndërkombëtare në lidhje me qeverisjen, ne duhet të kemi parasysh si të qeveriset me ata që kanë direktiva nga Kisha Ortodokse, Akademia serbe dhe liderët nacionalist serbë për ta minuar qeverisjen dhe për ta de funksionalizuar funksionimin e Kuvendit me tërë fuqinë që kanë, dhe veprimet që u vë në shans për ti ndërmarrë kundër Kosovës. Prandaj, ne kemi traditën si shqiptarë të jetojmë pranë të tjerëve, por duhet të mësohemi që të tjerët të mos e keqpërdorin bujarin dhe mirësinë tonë për të na tradhtuar e robëruar. Historikisht kemi pësuar nga këto tradita, duke lënë anash kështu edhe interesin nacional dhe duke i shkrirë këto interesa në personale e mirësi tradicionale”, ka thënë Haziri.

Ai sugjeron se duhet pasur shumë kujdes që herëve tjera, pushteti as mos tu jep rast të tillëve që kushtëzohen që të behën nga ata që nuk na duan.

“Të tillët nuk duhet lejuar që në brendinë e tyre të bëjnë plane për të shkatërruar Kosovën, por nuk duhet lejuar që as pushteti të mos rrëzohet me votën e tyre. Me këtë dua të shpreh idenë se ata që nuk e duan Kosovën me realitetin e ri, herët apo vonë duhet të zhbëhen nga këto troje dhe se nuk kanë mundësi që përmes pushtetit të minojnë Kosovën. Krejt në fund, mendojë se Bashkësia Ndërkombëtare duhet ta kuptojë se Kosova nuk funksionon me ata që pushtetin e shfrytëzojnë, për ti sulmuar vlerat demokratike të përcaktuara me kushtetutë dhe të instaluara pikërisht nga kjo aleancë që e sulmon zonja Vesa Mikic”, ka thënë Haziri.

Ai konsideron se shumica nga këta miq janë nga shtetet, ku kultivojnë vlera të larat demokratike e civilizuese.

“Kushtetuta e Kosovës, dhe Plani i Martti Ahtisaarit për decentralizim është një avangarde e këtyre vlerave, e cila kalon në diskriminim pozitivë për minoritetin serb, në raport me minoritetet tjera që ne si shqiptarë kemi shumë respekt.

Ne kemi obligim moral, kushtetues dhe nacional që ti mbrojmë të gjithë komunitet që të ndihen të barabartë, të lirë e të lumtur në mesin tonë, si shqiptarë, paqedashës e fqinjë të mirë, por jo edhe të na përulin dhe ta harrojnë të kaluarën e tyre ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat