Ky është vendimi që sapo mori Thaçi pas reagimit të SHBA-së

Aktuale

Ky është vendimi që sapo mori Thaçi pas reagimit të SHBA-së

Nga: D.RR Më: 26 mars 2019 Në ora: 13:15
Hashim Thaçi

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës njofton se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e ri të KQZ-së.

Anëtarët e ri të KQZ-së, të enjten më 28 mars, do ta bëjnë betimin para presidentit Hashim Thaçi.

Ndryshe, Ambasada amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me mos emërimin e dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Përmes një reagimi për media ambasada amerikane thotë se ‘dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore’.

Ambasada amerikane ka kërkuar nga presidenti Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për siç thuhet në reagim, t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat