Flasin dy anëtarët e LDK-së që do të dekretohen nga Presidenti Thaçi për KQZ

Aktuale

Flasin dy anëtarët e LDK-së që do të dekretohen nga Presidenti Thaçi për KQZ

Më: 26 mars 2019 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, këtë të enjte do të emërojë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Media merre vesh se Thaçi u ka bërë thirrje për të dhënë betimin në dekretim, dy zyrtarëve të LDK-së siç janë Florian Dushi dhe Sami Hamiti.

Ky i fundit tha se dekretimi i tij për anëtarë të KQZ-së është bërë duke u respektuar ligji. Dhe se sipas Hamitit bllokimi i Komisionit Qendror Zgjedhor nga ana e presidentit për një vit rresht është bërë pa nevojë.

“Fatmirësisht pas një viti Presidenti ka reflektuar , dhe e ka vendos formulën sipas ligjit. Kjo zvarritje për emërimin e anëtarëve të KQZ-së është bërë pa ndonjë arsye”, u shpreh Hamiti.

Edhe Florian Dushi nga LDK, ka marrë ftesën që për këtë të enjte të jap betimin për dekretim si anëtarë i Komisionit Qendror Zgjedhor.

“Po kam marrë ftesë”, ka pohuarFlorian Dushi.

Rikujtojmë që Florian Dushi e Sami Hamiti më herët kanë qenë të deleguar si anëtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat