Kosova bëhet me ekspertë të licencuar të forenzikës financiare

Aktuale

Kosova bëhet me ekspertë të licencuar të forenzikës financiare

Më: 26 mars 2019 Në ora: 17:15
Pamje nga takimi

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), ndanë sot certifikata për 43 zyrtarë që kanë përfunduar programin njëvjeçar të trajnimit për forenzikë financiare.

Ky program ka kontribuar në avancimin e aftësive të hetuesve që merren me çështjet e krimit financiar dhe rastet e korrupsionit ku u aftësuan prokurorë, zyrtarë nga Policia e Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit, Njësia e Inteligjencës Financiare, Administrata Tatimore dhe Doganat, si dhe gazetarë hulumtues.

Programi, i pari i këtij lloji në Kosovë, u zhvillua bashkërisht nga UNDP dhe SHKÇAK duke u përqendruar në zhvillimin e teknikave të forenzikës financiare për të ndihmuar në gjurmimin e parave të paligjshme.

Ky program, që ka zgjatur 11 muaj gjatë të cilëve janë zhvilluar rreth 170 orë mësimi dhe 2 provime, është mundësuar përmes Projektit të UNDP-së për Mbështetje Përpjekjeve Anti-Korrupsion në Kosovë (SAEK II), që financohet nga SDC dhe DANIDA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat