Abazi e zbulon pse Haradinaj ndali mikrofonat gjatë diskutimit për Termocentralin “Kosova e Re”

Aktuale

Abazi e zbulon pse Haradinaj ndali mikrofonat gjatë diskutimit për Termocentralin “Kosova e Re”

Nga: A.Zh Më: 27 mars 2019 Në ora: 07:52
Ramush Haradinaj

Analisti politik Haki Abazi ka komentuar pasi kryeministri i vendit Ramush Haradinaj i ndali mikrofonat në momentin kur në mbledhjen e Qeverisë filloi një diskutim për çështjen e investimeve në Termocentralin “Kosova e Re”.

Abazi e ka quajtur Qeverinë krijuese të dramave tragjik-komedike.

Abazi ka thënë se partitë në pushtet, së bashku në ndaljen e mikrofonave, “qeverinë e bizariteteve dhe arbritariteve”, e kanë një emërues të përbashkët, pasi sipas tij, të gjithë ministrat në këtë “dramë”, kanë aktakuza e vepra penale, përcjell Bota sot.

“Kjo është qeveria që shpenzon 8 milionë euro në inovacion e kur vije fjala tek "inovacioni" i qymyrit kërkon fikjen e mikrofonave. Në korrupsion e manipulim janë të bashkuar dhe asnjë gjë nuk dallojnë njëra prej tjetrës- Shkolla e Thaçit”, ka shkruar analisti.

Ai ka përmendur kronologjinë dhe faktet për keqqeverisjen, duke thënë se kot i ndalin mikrofonat.

Reagimi i plotë i Abazit pa ndërhyrje:

Image
Haki Abazi

Ndalni mikrofonat se po na ndegjon populli

Qeverite e arbitraritetit, punesimeve familjare, korrupcionit, shpenzimeve enorme, pagesa millionshe per asfalt dhe manipulimeve me publikun, tani kjo e fundit eshte bere edhe krijuese e dramave tragjikomike:

Ndalni Mikrofonat- tha Ramushi - AAK

A kemi probleme me projektin e Termocentralit?- AAK

AAK, PDK, AKR se bashku ne ndaljen e mikrofonave, ne qeverine e bizariteteve dhe arbitrariteteve. Emruesin e kane te perbashket: te gjithe ministrat e invlovuar ne drame kane aktakuza e vepra penale. Kjo eshte qeveria qe shpenzon 8 Milion euro ne invoacion e kur vije fjala tek "inovacioni" i qymyrit kerkon fikjen e mikrofonave. Ne korrupcion e manipulim jane te bashkuar dhe asnje gje nuk dallojne njera prej tjetres- Shkolla e Thacit. Keto jane qeverite e premtimeve te rrejshme: 24 ore rryme, internet ne cdo shkolle, E- Qeverisja, Liberalizim te vizave, me qindra njohje, qindra mijera vende te punes...investime te huja me qindra miliona euro, kthim te fondit te privatizimit ne Kosove...

Pa problem kjo eshte kronologjia dhe faktet, kot i fikni mikrofonat, na e keni zhvillu dhe pantomimen:

1. Nuk keni bere asgje per eficiencen as ne rrjet e as tek perdoruesit/ amviserite si shpenzuesit kryesore ne kohen e pikut.

2. Nuk keni bere program per izolimin e shtepive dhe ndertesave ekzistuese dhe 20 vite pasluftes nuk ka kod 
ndertimi, edhe sot Kosova vazhdon me ndertu pa kod e pa ligj me shpenzime e humbje enerome te energjise.

3. Keni qene te paafte ne fillim me ndertu e tash me vendos ne funksion nje linje transmisioni me Shqiperine. Ju sorrolateni kot ne Bruksel e neper bote por nje ceshtje teknike ku Serbia eshte nenshkruese ne traktatin e Athines e qe eshte e drejte e Kosoves nuk keni arrite me realizu. Sot pagujame rata te kredise por linja e transmisionit nuk eshte ne funskion.

4. Keni negociouar kontrate ne kundershtim me ligjin per prokurim publik dhe keni nenshkruar kontrate ne kundershtim me MSA dhe ligjet e Kosoves duke monopolizuar tregun dhe obligoni shpenzuesit te blejne energji nga nje prodhues me prioritet dhe qe eshte ne kundershtim me obligimet e Kosoves per liberalizim te tregut te energjise.

5. Keni thyer procedurat per vleresimin per ndikimin social dhe mejdisor duke mos e bere publik studimin dhe fillimisht duke ber nje studim te kote me njerez famijar e te afert.

6. Banka Boterore eshte terhequr nga ivestimi dhe garantimi per aresyje shume te shendosha. Ju qe keni bankrotu PTK dhe cdo ndermarrje tjeter publike po mendoni se jeni me te pergaditur dhe me profesional se Banka Boterore.

7. Kosotoja e energjise elektrike sipas marreveshjes se nenshkruar per blerjen e energjise elektrike nga prodhuesi do te jete 50% me i larte ne faturat e qytetareve sepse ju do te ja faturoni ndertimin dhe fitmimin qytetarit. Ne llogariten reale cmimi i energjsie do te rritet 100% nese llogarisim kostot anesore: uji, pergaditjae mihjeve, zhvendosja, degardimi mjedisit, demtimi i shendetit publik, kosotot per emitimin e gazrave me efekt serre dhe gjobat per kalimin e limiteve tepercaktuara sipas direktivave te BE dhe obligimeve te dalura nga Marrevesha e Parisit.

8. I keni lene banoret e Hades ne mjerim, ju keni bere jeten tmerr me makinerite per rremihje dhe eksploatim te qymyrit duke ju prishe tokat dhe jeten.

9. Jeni takuar me investitore te dyshimte dhe keni dhene lajme te rrjeshme per sigurimin e investimeve. Kjo genjeshter eshte qe 15 vite prezente ne vokabularin e Besim Beqajt- Minisitri i Qymyrit dhe Ministri i inovacionit.

10. Keni thene qe Kosova nuk ka me investu asnje cent perderisa tani jeni duke vrapuar per te siguruar investimin duke u ber egarantues i investimit qe eshte kategori e borgjit publik e per te cilen gje ju duhen 2/3 e votave ne parlament.

11. Ne kabinet keni ministra qe kane privatizuar distribucionin per 26 Milion Euro me premtimin qe privatizuesi ka mei investu 500 milion Euro ne rrjet. Rrjeti sot eshte per mjerim, kabllot e teleat flutruojne neper kokat e qytetareve, investimet private i fusin ne llogarine investimeve, 20 vite paslufte ka reduktime e ndalesa te furnizimit me energji per shak te rrjetit.

Ky eshte bilanci i punes tuaj, nuk keni nevoje me i ndale mikrofonat, "puna qe shihet kallauz nuk do".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat