SBASHK: Presim që gjykata ta hedhë poshtë vendimin për kompensimin e orëve

Aktuale

SBASHK: Presim që gjykata ta hedhë poshtë vendimin për kompensimin e orëve

Më: 27 mars 2019 Në ora: 08:26
Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, e ka quajtur joligjor vendimin e Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë (MAShT) për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës trejavëshe.

Ai ka shprehur optimizëm se Gjykata Themelore në Prishtinë do të vendosë në favor të SBAShK-ut sa i përket kompensimit të orëve, transmeton Klan Kosova.

Jasharaj ka bërë me dije për “Epoka e re”, se derisa të merret ky vendim orët e humbura nuk do të kompensohen as të shtunave, as në pushimin pranveror dhe as në fund të vitit shkollor.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se SBAShK-u do ta respektojë çfarëdo vendimi që do ta marrë gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat