Haradinaj për medie gjermane: Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore

Aktuale

Haradinaj për medie gjermane: Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore

Nga: Z.B. Më: 27 mars 2019 Në ora: 10:31
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar intervistën e dhënë gazetarit Thomas Roser, e publikuar në gazetat Die Presse, Stuttgarter Zeitung dhe Tageblatt, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore dhe se dialogu i udhëhequr nga BE do të duhej të çonte te një marrëveshje me Serbinë, përfshirë njohjen e Kosovës

Postimi i plotë:

Në një intervistë dhënë gazetarit Thomas Roser, e publikuar në gazetat Die Presse, Stuttgarter Zeitung dhe Tageblatt, ndër të tjerash kam theksuar se Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore dhe se dialogu i udhëhequr nga BE do të duhej të çonte te një marrëveshje me Serbinë, përfshirë njohjen e Kosovës, por se ky rezultat nuk u arrit. Hapja e çështjes së kufijve nuk do të destabilizonte vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin. Ne kemi përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por deri tani BE nuk realizoi pjesën e saj. Vendi ynë përshëndetë zgjidhjen e konfliktit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Por, kjo energji mungon në lidhje me çështje të tjera të hapura në rajon.RH
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat