Ambasadori i OSBE-së ia thotë në sy Thaçit: S’duhet dhe s’guxon të ketë mos ndëshkim për korrupsion

Aktuale

Ambasadori i OSBE-së ia thotë në sy Thaçit: S’duhet dhe s’guxon të ketë mos ndëshkim për korrupsion

Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:03
Hashim Thaçi dhe Jan Braathu

Korrupsioni është një kërcënim serioz jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendet më të zhvilluara dhe përbën një sfidë për demokracinë. Fenomeni i korrupsionit është një sfidë në shkallë globale dhe përveç pasojave që shkakton në zhvillimet politike dhe socio ekonomike, korrupsioni shkakton pasoja edhe në rrafshin e sigurisë.

Këto komente presidenti Hashim Thaçi i bëri në konferencën për luftimin e korrupsionit në nivel të lartë të organizuar nga Misioni i OSBE-së.

Thaçi tha se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në fushën e legjislacionit, ka miratuar legjislacion përkatës për luftimin e korrupsionit , duke krijuar mekanizma institucional dhe ndër institucional për këtë qëllim.

Thaçi: Si shtet i ri duhet të jemi të pa kompromis në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit

“Si shtet i ri duhet të jemi të pa kompromis në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë e pirur për të luftuar dukuritë negative në këtë rrafsh edhe korrupsionin e të gjitha niveleve e ushqen rritjen ekonomike dhe rregullojnë mirëqenien e qytetarëve. Në këtë drejtim, Republika e Kosovës ka marrë një sërë veprimesh me qëllim të konsolidimit e sundimit të ligjit dhe në funksion të respektimit të rendit kushtetues”, tha Thaçi.

Ambasadori Jan Braathu, shef i Misionit të OSBE-së tha se po bëjnë përpjekje për luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Ai ka kërkuar nga institucionet e Kosovës për një qasje serioze dhe sistematike në luftën praktike kundër korrupsionit ashtu siç theksohet në dokumentet strategjike dhe ligjet të Kosovës. 

Braathu: Nuk duhet dhe nuk guxon të ketë mos ndëshkim korrupsion

“Akterët e korruptuar të përfshirë në rate të korrupsionit të madh nuk duhet të lejohen që t’i shpëtojnë ndëshkimit. Nuk duhet dhe nuk guxon të ketë mos ndëshkim për këtë korrupsion dhe qëllim i jonë i përbashkët s’është gjë tjetër pos shtimi i rezistencës ndaj korrupsionit të nivelit të lartë dhe të madh që janë shumë dëmtuese për ekonominë, shoqërinë dhe institucionet shtetërore”, theksoi Braathu.

Ndërsa, në këtë konferencë u tha se ekspertë të shquar nga Transparency International do të shtjellojnë konceptet e korrupsionit në nivel të lartë dhe efektet globale të tij.

Për më tepër, konferenca është planifikuar si ngjarje nismëtare për sensibilizimin e pjesëmarrësve - vendimmarrësve - lidhur me arsyet pse parandalimi dhe luftimi i korrupsionit të lartë është i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat