Sherifi: Nëse presidenti nuk emëron kandidatin e Nismës në KQZ, e dërgojmë në Kushtetuese

Aktuale

Sherifi: Nëse presidenti nuk emëron kandidatin e Nismës në KQZ, e dërgojmë në Kushtetuese

Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:10
Bilall Sherifi

(E plotësuar) - Nisma Socialdemokrate e konsideron antikushtetuese mosemërimin e mundshëm të një anëtari nga kjo parti në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Sipas kësaj partie, presidenti i vendit është i obliguar që të emërojë nga një anëtar për secilin grup parlamentar.

Shefi i GP të Nismës Socialdemokrate Bilall Sherifi, thotë se  presidenti Hashim Thaçi përmes zyrës së tij ka kërkuar nga 6  grupet parlamentare që të nominojnë nga një kandidat për anëtar në KQZ. Për këtë Sherifi kërkon  nga presidenti që  të veprojë.

Sherifi: Presidenti të dekretojë kandidatin e nominuar sipas kërkesës së tij

“Në dhjetor të vitit 2018 presidenti ka dërguar përmes zyrës së tij ftesë grupeve parlamentare që janë aktualisht në Kuvend pra PDK, LDK, NISMA, Vetëvendosje, pra 6 grupeve parlamentare dhe nga ai moment ne kemi prit që konform shkresave zyrtare , kërkesës për të nominuar një kandidat, kemi prit që  presidenti të ftojë një kandidat nga NISMA. Nuk kemi marrë shkresë që ka anuluar një gjë të tillë, nuk është ftuar kandidati i  nominuar sipas kërkesës së tij dhe tani presim që ai ashtu siç i ka bërë shkresat zyra e tij, brenda afatit të caktuar të dekretojë edhe anëtarin e Nisma Socialdemokrate, ose të n njoftojë që ka heqë dorë nga procedura  për të emëruar nga një anëtar  për çdo grup parlamentar”, tha Sherifi.

Sherifi thotë se neni 139 e përcakton qartë se ‘Pjesëtarë të KQZ-së apo kandidat për të emëruar anëtarë në KQZ, bëhen partitë politike që kanë grupe parlamentare në Kuvend’.  

Ai ka kërkuar nga presidenti që gjithashtu të sqarojë se kujt i referohet me PAN, meqë PAN-i nuk ekziston më, që nga momenti kur partitë e koalicionit patën vendosur që të përfaqësohen të ndara në Kuvend.

Sherifi: Presidenti të sqarojë se kush është PAN-i

“Presidenti duhet të sqarojë se kush është PAN-i për presidentin. Nëse ai mendon se PAN-i  është PDK-ja, unë i them që PAN-i nuk është PDK-ja, s’është as AAK-ja, PAN nuk është as NISMA sepse PAN më nuk ka. Nga ai moment që tri parti politike kanë vendosur që të formojnë grupe të veçanta parlamentare, çdo relacion pas atij  momenti në organet kushtetuese , në parlament, në qeveri, çdo raport e mbajmë veç e veç, nuk e mban askush në emër të tri grupimeve parlamentare”, thotë Sherifi.  

Sherifi ka paralajmëruar se në rast se presidenti nuk e dekreton kandidatin nga Nisma për anëtar të KQZ-së, atëherë do ta dërgojnë në kushtetuese. Megjithatë, shton se as PDK e AAK nuk do të mund të dërgojnë emra të kandidatëve pa miratimin e NISMA-s.

Sherifi: Në rast të mosemërimit, gjithsesi që do ta dërgojmë në kushtetuese

“Nëse presidenti e dekreton si kandidat të PAN-it ai bën shkelje të rendë të procedurave për emërim të anëtarëve të KQZ-së, sepse kushtetuta i njeh grupet parlamentare. Nëse ai bën interpretime të tilla, gjithsesi që do ta dërgojmë në Kushtetuese, por Nisma mban qëndrim brenda koalicionit. Nëse nuk ka pajtueshmëri të plotë  se kush do të jenë emrat që do të përfaqësojnë grupet parlamentare PDK,  AAK-në dhe NISMA atëherë asnjë nga grupet parlamentare nuk ka të drejt ta përfaqësojë PAN-in”, tha Sherifi.

Kujtojmë se presidenti Hashim Thaçi, nesër do të bëjë emërimin e anëtareve të rinj të KQZ-së, pas kërkesës së ambasadës amerikane në Kosovë, e cila ka kërkuar emërimin e menjëhershëm të anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Partitë parlamentare kanë qenë të ndara në lidhje me emërimin e anëtarëve,  përderisa partitë e opozitës mendojnë se duhet zbatuar formula 2-2-2, partitë e koalicionit dhe PSD konsiderojnë se  interpretimi i drejt i kushtetutës është se çdo grup parlamentar i përfaqësuar në Kuvend duhet të përfaqësohet edhe në KQZ.

Deputeti i NISMA-s po mbanë konferencë për media. Tema ka të bëjë me anëtarët e KQZ-së që nesër do emërohen nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por që asnjë nuk i është dhënë kësaj partie.

Nisma jashtë KQZ-së, çështja dërgohet në Kushtetuese

Shefi i grupit parlamentar të Nisma-s, Bilall Sherifi është shprehur i pakënaqur me pretendimet që Nisma do të mbetet jashtë Komisionit Qendror Zgjedhor, sipas tij presidenti duhet të veprojë mbi atë që ka deklaruar më herët, që secilit grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës të ketë nga një anëtar.

Në një konferencë për media, deputeti Sherifi i adresoi kritika për presidentin Hashim Thaçi, që siç thotë ai, ka dërguar kërkesë për PAN-in, që sipas tij nuk ekziston pasi në Kuvend nuk ka PAN, por grupe parlamentare të veçanta të partive politike dhe se këtë çështje do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, askush nuk ka të drejtë që në emër të PAN-it të dërgojë anëtarë në KQZ-së.

“Më 14 dhjetor kam marr një shkresë nga Zyra e Presidentit ku më thuhet të delegoj një anëtar për në KQZ. Presidenti ka dërguar gjitha grupeve parlamentare për ftesë, nga ai moment kemi pritur që ai të dekretojë anëtarin e Nisma-s, ose të tregoj do të dekretojë apo jo. Ne besojmë që presidenti të veprojë ashtu siç ka filluar procedurën që çdo grup parlamentar të ketë nga një anëtar në KQZ. Unë nuk di kujt i ka dërguar kërkesë presidenti për anëtarë të PAN-it, pasi PAN nuk ekziston në Kuvendin e Kosovës. Gjithsesi se këtë çështje do të dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Sherifi theksoi se nëse vendoset në këtë mënyrë trupa e KQZ-së, do të luftojë që sa më shpejt të shkojë në zgjedhje, në mënyrë që jetëgjatësia e kësaj anëtarësie të jetë sa më jetë shkurt.

***

Deputeti i NISMA-s po mbanë konferencë për media. Tema ka të bëjë me anëtarët e KQZ-së që nesër do emërohen nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por që asnjë nuk i është dhënë kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat