Maxhuni: Serbia me tendenca për destabilizimin e gjendjes në Kosovë

Aktuale

Maxhuni: Serbia me tendenca për destabilizimin e gjendjes në Kosovë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 13:28
Shpend Maxhuni para Komisionit

(E potësuar) - Përveç lobimit kundër njohjes së shtetit të Kosovës, Serbia në vazhdimësi është në përpjekje për destabilzimin e sigurisë në Kosovë.

Kështu është thënë sot pas mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raportoi drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Shpend Maxhuni.

Kryetari i Komisionit Faton Topalli, tha se në takimin e sotëm është biseduar kryesisht për sigurinë në Kosovë. Ai tha se siguria në Kosovë është stabile, por që ka tendenca për destabilizim. 

Topalli: Tendencat e Serbisë për destabilizim të sigurisë në Kosovë janë evidente

“Nëse i shikojmë me vëmendje veprimet diplomatike të Serbisë, mund të konkludojmë ajo është mjaft e angazhuar që të kemi një gjendje të destabilizuar në Kosovë për interesat të cilat ne i dimë, që nuk e donë një Kosovë stabile. AKI e ka për detyrë që të raportoj tek kryeministri dhe tek presidenti i vendit, dhe natyrisht që tendencat e tilla të Serbisë janë evidente dhe të dukshme për publikun e kuvendin”, theksoi Topalli.

Në këtë mbledhje është raportuar edhe për rastin “Gylenistët”, ndonëse nga shefi i AKI-së është thënë që lidhur me detyrat dhe kompetencat që ka kjo Agjenci, nuk ka shkelje dhe për këtë çështje janë duke u marrë mekanizma të tjerë të shtetit.

Topalli: Sipas AKI-së nuk ka shkelje të detyrave dhe kompetencave në rastin “Gylenistët”

“Edhe për këtë çështje është pyetur, na është thënë që lidhur me detyrat dhe kompetencat që ka AKI-ja, nuk ka shkelje. Megjithatë, me këtë çështje janë duke u marrë mekanizma të tjerë të shtetit. Kështu që brenda një kohe të caktuar do të kemi një rezultat”, deklaroi ai.  Raportimi i kreut të AKI-së u bë pa praninë e mediave.

***

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot ka raportuar drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Shpend Maxhuni.

Faton Topalli, kryetar i Komisionit, tha se në takimin e sotshëm është biseduar kryesisht për sigurinë në Kosovë.

Ai tha se siguria në Kosovë është stabile, por që ka tendenca për destabilizim.

“Tendenca e destabilizimit të sigurisë janë evidente nga Serbia”, tha Topalli.

Raportimi i kreut të AKI-së ka qenë pa praninë e mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat