Vuçiq qau para serbëve, i vjen reagim nga Kosova: Ka rënë perdja...

Aktuale

Vuçiq qau para serbëve, i vjen reagim nga Kosova: Ka rënë perdja...

Nga: A.Zh Më: 27 mars 2019 Në ora: 15:11
Aleksandar Vuçiq

Opinionisti Islam Fejzullahu, i ka reaguar presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili u shfaq i emocionuar, madje derdhi disa pika lot, në një solemnitet me rastin e shënimit të 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

Fejzullahu në një reagim të dërguar në “Bota sot” ka thënë se “ka rënë perdja e Vuçiqit”, pasi sipas tij, dihen fajtorët për gjenocidin në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo është dëshmuar edhe nga drejtësia ndërkombëtare, që dënoi pak ditë më parë njërin nga kriminelët serbë me burgim të përjetshëm.

Reagimi i plotë i Fejzullahut:

Ka ra perdja kahere, po dihen fajtorët

Fillimisht ndiej dhimbje dhe keqardhje për secilën viktimë të popullit tim që kanë rënë viktima të pafajshme pikërisht nga paraadhësit tuaj, pasues i së cilës politikë jeni pikërisht ju, ndiej keqardhje edhe për të gjitha tjerat viktima në mbarë ish-Jugosllavinë që i shkaktuat ju me politikën hegjemoniste, gjenocidale dhe asimiluese, prandaj vaji i juaj duhet të jetë më tepër si pendim para popullit tuaj se çfarë keni bërë dhe jeni në atë rreth narcisoid të pa kaluar prej tij, prandaj edhe duhet të qani!

Qenka pikëlluar presidenti serb, keqardhje për viktimat e pafajshme, por tani edhe çdo gjallesë thuajse e ka kuptuar, sepse ka ra kaherë perdja dhe dihen fajtoret për gjithçka që ka ndodhë në ish -Jugosllavi me politikën tuaj gjenocidale, hegjemoniste, asimiluese që keni drejtuar dhe po drejtoni akoma që nga paraardhësit tuaj e shumë më hershëm e deri me kryekriminelët e fundit pasues i politikës se të cilëve pikërisht jeni ju! Definitivisht drejtësia ndërkombëtare dëshmoi me verdiktin e fundit të dhënë para pak kohësh pikërisht për njërin nga kriminelët e kësaj klase politike, të cilën akoma po e vazhdoni ju, (dënim me burgim të përjetshëm për veprat e tilla).

Është shqetësuese situata politike në Kosovë me institucione thuajse të krimbura, të cilat akoma nuk po mund të lirohen nga avazi i akomodimit me thënien" krahu i luftës", institucione të cilat jo vetëm se kanë pru shtetin në degradim politik, por edhe gati në falimentim shtetëror, institucione të cilat faktikisht po bëjnë politikë ditore?

Respekt për të gjitha viktimat e popullit tim dhe gjithë popujve tjerë që luftuan dhe luftojnë për liri, respekt për NATO-SHBA, të cilët në momentet vendimtare shpëtuan një popull nga shfarosja totale nga të këtillët që sot derdhin lot krokodili para popullit vetëm për të mbetur në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat