Kocijançiq: Status Quo nuk është opsion, taksat qëndrojnë në rrugë të dialogut

Aktuale

Kocijançiq: Status Quo nuk është opsion, taksat qëndrojnë në rrugë të dialogut

Më: 27 mars 2019 Në ora: 15:16
Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq ka theksuar sot se “taksat e Prishtinës ndaj mallrave të Serbisë dhe BiH qëndrojnë në rrugë të dialogut, por edhe në rrugë të integrimit evropian të Kosovës, shkruan “B92” transmeton, “Bota Sot”

Ajo në një intervistë për mediumin shqiptar “Shekulli” ka thënë se “ Status quo nuk është opsion”.

Maja Kocijançiq ka përkujtuar se “ shumë herë deri më tani është thënë se ShBA dhe Bashkimi Evropian së bashku me shtetet tjera kanë kërkuar nga Qeveria në Prishtinë që të hiqen taksat dhe të mundësohet vazhdimi I shpejtë I dialogut”.

"Status quo nuk është opsion dhe nuk ka alternativë në vazhdimin e shpejtë të dialogut mes palëve. Taksat jo vetëm që qëndrojnë në rrugë të dialogut por edhe në rrugë të integrimit evropian të Kosovës” ka thënë zëdhënësja e KE Kocijançiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat