PDK-ja drejt ndarjes, formohen dy bastione, i Thaçit dhe Veselit: A do të shpartallohet kjo parti!?

Aktuale

PDK-ja drejt ndarjes, formohen dy bastione, i Thaçit dhe Veselit: A do të shpartallohet kjo parti!?

Nga: N.Sh Më: 27 mars 2019 Në ora: 16:55
Kadri Veseli

Profesor dr. Binak Maxharraj thotë se PDK-ja është afër ndarjes.

Profesori thekson se, PDK-ja ka disa muaj qe ka fillu aktivitetin zgjedhor, mirëpo punët nuk po i shkojnë mirë, pasi aty po vërehen dy bastione brenda PDK-së, ai i Hashim Thaçit dhe i Kadri Veselit.

Maxharraj thekson se, tifozin e këtyre dy bastioneve nuk po pajtohen mes veti, pasi edhe grushtet janë të pranishëm mes tyre.

“Nuk bëhet nami nëse ndahet PDK-ja”, thotë profesori.

Lexojeni postimin e plotë:

PDK-ja AFER NDARJES.

Ka disa muaj qe PDK ka fillu aktivitetin zgjedhor. Punet hiq mire nuk po shkojne. Aktiviteti zgjedhor ne PDK eshte ne ngerq, dicka nuk po shkon. Gjat aktivitetit haptas po vrehen dy bastione brenda PDK: ai i Thaqit dhe ai i Veselit.

Tifozet e ketyre dy bastioneve as se si te pajtohen mes vedi. Grushtat jane te pranishem midis tyre."Aremiqesia" midis ketyre veq po thellohet. Presidenti me "zorin"e SHBA e aktivizoi KQZ, PDK ka frige te shkoje ne zgjedhje me keto dy grupacione sepse do te humb. Ekziston rreziku i ndarjes se kesaj partije pasiqe ne kete parti kane nise te kersasin grushtat

Ani,nuk behet nami edhe nese ndahet PDK. Ndarja e Partive politike ne Kosove eshte e zakonshme. Nuk ka parti qe nuk eshte ndare,bile edhe nga dy tri here,sepse brenda partive kemi shume bajraktar. LDK eshte ndar duke i perdor karrikat, PDK tashti po i perdor grushtat.

Hajtni zoti qafen ua thefte, ndanu e banu piskame e spirra spirra sepse ky populll kurr nuk ua pa hajrin veq sherrin, dhe sherri ju nxafte dhe pasurija e vjedhur, e plaqkitur ju mbete ne fyt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat