Serbia godet Ministrinë e Jashtme të Kosovës:13 muaj, 13 humbje asnjë fitore, statistika që tërbojnë Kosovën

Aktuale

Serbia godet Ministrinë e Jashtme të Kosovës:13 muaj, 13 humbje asnjë fitore, statistika që tërbojnë Kosovën

Nga: F. B. Më: 27 mars 2019 Në ora: 17:05
Behgjet Pacolli

As Sharlok Holms nuk do të mund të vërtetonte sa shtete e kanë njohur Kosovën, ndërsa listën prej 116 vendeve që ka Prishtina duhet harruar ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota sot”.

Që nga viti i kaluar kur në ditën e festimit të  Kërshëndellave kur erdhi lajmi i keq për Beogradin për njohjen e Kosovës nga Barbados, prej atëherë deri tani nuk ka ardhur asnjë njohje për Kosovën, bile 13 vende kanë tërhequr njohjen.

Kështu për 13 muaj, 13 vende tërhoqën njohjet e Kosovës, ndërkohë që asnjë shtet tjetër nuk ka njohur këtë akt të njëanshëm, thuhet në “Telegraf”.

Këto janë statistika humbëse që po përcillen edhe nga mediat në Kosovë. Asnjë vend nuk ka njohur Kosovën tash e një vit. Ndërkohë që Serbia vazhdimisht angazhohet në tërheqjen e njohjeve.

Edhe opozita e Prishtinës ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ministrin Behgjet Pacolli që nuk punojnë si dhe sa duhet, duke e vlerësuar diplomacinë e Kosovës të dobët dhe të paorganizuar dhe fajtore për rënien e njohjeve.

Përderisa në Kosovë thonë se Kosova njihet nga 116 vende, Serbia thotë se numri i tyre është për 13 vende më pak.

Beogradi jo vetëm që ka pasur sukses në evitimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol, por thotë se ka arritur të bind 13 vend etë tërheqin njohjet. Shtetet që kanë tërhequr njohjet sipas Beogradit janë: Madagaskar, Ujdhesa Solomon, Lesoto, Surinam, Grenada, Komora, Burundi, Dominika, Sao Tome dhe Principe, Liberija, Guinea Bisao, Papua Guinea e Re dhe Palau.

“Jemi afër që më pak s gjysma e shteteve anëtare të OKB-së të njoh Kosovën” ka thënë ditë më parë Ivica Daçiq shef i diplomacisë serbe.

Sipas Daçiq është e mundur që vetëm 101 shtet të ketë njohur Kosovën, duke shtuar se as Sharlok Holms nuk do mund të vërtetonte sa vende e kanë njohur Kosovën, ndërsa listën prej 116 vendeve që ka Prishtina duhet harruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat