Profesori i njohur i drejtohet Thaçit: Si mundesh me bisedua me njeriun që vrau popullin tënd e as falje nuk të kërkon?

Aktuale

Profesori i njohur i drejtohet Thaçit: Si mundesh me bisedua me njeriun që vrau popullin tënd e as falje nuk të kërkon?

Nga: N.Sh Më: 27 mars 2019 Në ora: 20:35
Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi

Profesor, dr. Binak Maxharraj përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili po bisedon me Serbinë për territorin e Kosovës.

Maxharraj pyet se si mundet presidenti të besoj me njeriun që e ka vra popullin e Kosovës dhe nuk të kërkon falje?

Sipas profesorit, Thaçi shkon edhe më larg duke e pranuar kërkesën e Serbisë për korrigjim territoresh.

“Na kanë vra e masakru e tash këqyr edhe territor me ju dhanë. Kjo nuk i bënë vaki asnjë shqiptari, pos teje”, shkruan Maxharraj.

Lexojeni shkrimin e plotë:

PRESIDENT AU KËTHJELLE NDOPAK .

(President para se të korigjosh kufirin është mirë më parë ta korigjosh vehten)

Pasiqe dialogu më Vuçiqin është në pushim që disa muaj dhe besoj qe gjatë kësaj kohe e ke marr vehten. Sot bane mirë që shkove në Krushë te Vogel më rastin 20 vjetorit të masakres ku vetem në Kryshëln e Madhe dhe të Vogël u masakruan mbi 354 përsona nga te cilet ka nje numer qe as sot nuk dihet dihet se ku janë.

President a e ndegjove vajin e familjarve të masakres qe nuk shuhet qe 20 vjet Këso masakrash ,nese ke harru ka gjithandej Kosovës ,ka edhe ne Drenicën Tende.Këto masakra i bani kolegu ytë më te cilin po bisedon në Bruksel.Po si mundesh z.President të ia shtrish dorën kriminelit Vuçiq me te cilin po bisedon,bile pa kërkuar falje,apo ndoshta ti nuk kë kërkuar nga Vuçiq te kërkoj falje për keta masakra.

Po si mundesh President të bisedosh më njeriu qe ta ka vra popullin Tend,e rrinë me te e nuk të kërkon bile falje,por ti shkon edhe më large duke e aprovu kërkesen e Serbis për korigjim teritoresh.Na kanë vra e maskakru e tash këqyr edhe teriror me ju dhanë.KJo nuk i banë vaki asnjë shqiptari,pose teje.

Pas kesaj vizite live në Krush ku edhe pas 20 vjetesh nuk pushon vaji i nanave tona për humbjen e anëtarve ,ndoshta je mërzitë pak,ndoshta je vetedijesu.

Është koha së para korigjimit te teritorit më Serbin ta korigjojshë më parë vehten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat