Edhe Avramopoulos thotë: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

Aktuale

Edhe Avramopoulos thotë: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

Më: 27 mars 2019 Në ora: 21:23
Dimtris Avramopoulos

Komisionieri për Migrim, Dimtris Avramopoulos ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin e vizave.

Në Parlamentin Evropian po diskutohet sonte edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

“Më vjen mirë që Parlamenti Evropian e njeh rëndësinë e lëvizjes së lirë për Kosovën. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të qenit fer dhe pranimin e përpjekjeve të tyre. Ka të bëjë edhe me stabilitetin në rajon. I gjithë rajoni duhet të ketë perspektivë evropiane”, ka thënë Avramopulos.

Kujtojmë se edhe deputeti austriak, Lukas Mandl, sot është shprehur se Kosova tashmë i ka përmbushur kriteret për viza, e vendimi mbetet në duart e vendeve antëtare të Bashkimit Evropian (BE).

“Republika e Kosovës ka pasur shumë kritere komplekse të përmbush për të fituar liberalizimin e vizave për qytetarët e saj. Këto kritere janë përmbushur. Parlamenti Evropian ka miratuar tashmë regjimin pa viza për kosovarët me një shumicë të madhe votash. Tani është në duart e shteteve anëtare, ata duhet vendosur”, ka theksuar euro deputeti Mandl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat