Historia e fotografisë Holbrooke – Abazi, si vendosën amerikanët ta njohin UÇK-në

Aktuale

Historia e fotografisë Holbrooke – Abazi, si vendosën amerikanët ta njohin UÇK-në

Më: 27 mars 2019 Në ora: 22:04
Richard Holbrooke, Hajdin Abazi

Blerim Shala në emisionin Pressing ka shpjeguar historinë e fotografisë së Hajdin Abazit me diplomatin amerikan, Richard Holbrooke, në odë të burrave në Dukagjin.

Një nga anëtarët e delegacionit të Kosovës në Rambuje ka folur në 20-vjetorin e konferencës dhe negociatat e UÇK’së me ndërkombëtarët gjatë luftës.

Shala ka treguar se Hajdin Abazi, i njohur me nofkën Lum Haxhiu, i ka kërkuar negociatorit amerikan që të intervenojë NATO’ja në Kosovë.

Këtë ia ka kërkuar në takimin e parë të komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me të dërguarit e huaj.

Fotografia ishte realizuar në qershor të 98’ës në një odë në Junik, ndërsa Holbrooke kishte zgjedhur që të ulej pranë Abazit.

Shala ka treguar se Holbrooke fillimisht ka dashur të ulej pranë komandantit të Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj, mirëpo është kthyer afër Abazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat