Nesër emërohen anëtarët në KQZ, PAN-LDK-VV me nga dy anëtarë

Aktuale

Nesër emërohen anëtarët në KQZ, PAN-LDK-VV me nga dy anëtarë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 22:59
Hashim Thaçi

Nesër në ora 09:00 bëhet emërimi i anëtarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas mediave vendore presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ftuar anëtarët e propozuar nga subjektet politike dhe emërimi i tyre bëhet në presidencë.

PAN do të ketë dy anëtarë, LDK dy dhe Vetëvendosje dy anëtarë.

“Hise” në KQZ dëshiron edhe AKR e NISMA. Kjo e fundit madje ka kërcënuar  sot me rrëzimin e qeverisë nëse nuk ka një vend për të në KQZ.

Katër vende tjera janë të rezervuara për minoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat