QKUK do të bëhet me parking të madh, ndanë mbi 236 mijë euro

Aktuale

QKUK do të bëhet me parking të madh, ndanë mbi 236 mijë euro

Më: 27 mars 2019 Në ora: 23:04
QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) shumë shpejt do të bëhet me një parking të madh.

Ditë më parë ky institucion ka lidhur një kontratë me operatorin N.N.T “A.B.C” nga Podujeva për kryerjen e punimeve sa i përket këtij parkingu.

Vlera e përgjithshme e kontratës është hiç më pak se 236.838 euro, derisa bëhet e ditur se tenderi me çmimin më të lartë të pranuar ka qenë 242.931 euro.

Poashtu, bëhet e ditur se numri i aplikuesve për këtë tender ka qenë gjithsej 14.

Data e hapjes së tenderëve është bërë më 15 janar të këtij viti, derisa data e publikimit të njoftimit të dhënies së kontratës më 17 shkurt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat