Vjen alarmi i ri për zbrazjen e Kosovës: Vetëm në Prizren ikën mbi 2 mijë nxënës

Aktuale

Vjen alarmi i ri për zbrazjen e Kosovës: Vetëm në Prizren ikën mbi 2 mijë nxënës

Më: 27 mars 2019 Në ora: 23:19
Ikja e të rinjve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj ka bërë të ditur se vetëm nga Prizreni këtë vit janë larguar mbi 2 mijë nxënës.

Ai ka thënë se këtë informatë e ka marrë nga kontrolli sistematik që e organizon Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren.

“E tmerrshme ajo çfarë kuptova sot. Mbi 2 mijë nxënës më pak janë evidentuar gjatë kontrrollit sistematik që e organizon Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren. Pra kur kjo ikje nga Kosova ndodh tek fëmijët nënkupton se janë larguar familje të tëra.Prizreni është komuna e dytë më e madhe në Kosovë, shumëzojeni me komunat tjera, pa llogaritur ikjet individuale kjo shifër nënkupton rrezik në rrafshin shtetëror dhe kombëtar”, ka shkruar Rexhaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat