Lotët e xhelatit të krisur serb për humbjet dhe dështimin e Serbisë në Kosovë

Aktuale

Lotët e xhelatit të krisur serb për humbjet dhe dështimin e Serbisë në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 27 mars 2019 Në ora: 23:52
Aleksandër Vuçiq

Veprimtari Fatmir Bajraj ka shkruar për “lotët” e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Bajraj në shkrimin e tij dërguar gazetën “Bota sot”, thekson se, xhelati Vuçiq të cilit mendja dhe ora i është ndalë para 12 qershorit të vitit 1999, ka derdhur lot dëshpërimi pse Serbia humbi rastin ta çoj deri në fund ëndrrën serbe të pushtimit të Kosovës.

“Lot zhgënjimi për dështimin ushtarako-luftarak të Serbisë hegjemoniste dhe nacional-shoveniste n'luftën e fundit të Kosovës dhe për Kosovën, përkundër epërsisë marramendëse tekniko-luftarake n'raport me shqiptarët etnik të Kosovës”, shkruan Bajraj.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Lotet e xhelatit t'krisur, presidentit serb, Aleksander Vuqiq !

Përvjetori i 20-të, i ngadhnjimit të vlerave përballë antivlerave.

Xhelati Vuqiq të cilit mëndja dhe ora i kanë ngelë para 12 Qeshorit 99-të, diku në vitin 1945, 1913, 1878...!

- Lot deshprimi ç'njerëzor, jo për viktimat, tragjedinë dhe katrahurën që i shkaktuan Kosovës dhe shqiptarëve n'fund shekullin e kaluar, jo për vrasjët, masakrat dhe deportimet masive që synim kishin, spastrimin etnik dhe zhbërjën e Kosovës shqiptare, dhe të vetë shqiptarëve si specie, por ;

- Lot, pse Serbia humbi rastin t'a qoj deri n'fund ëndrrën serbe t'pushtimit definitiv të Kosovës, dhe t'spastrimit etnik nga shqiptarët, njëherë e përgjithëmonë,

- Lot zhgenjimi për deshtimin ushtarako-luftarak të Serbisë hegjemoniste dhe nacional-shoveniste n'luftën e fundit të Kosovës dhe për Kosovën, përkundër epersisë marramendëse tekniko-luftarake n'raport me shqiptarët etnik të Kosovës,

- Lot zhgënjimi e deshpërimi deri n'palcë për deshtimin dhe pësimin fiasko të planëve serbo-mëdha që nga mesjeta e deri tek "Naqertanija" e Garashaninit, memorandumet serbe të Qubrilloviqiqt, Ivo Andriqi, A.Rankoviqit dhe atë të ASHA të Serbisë së Millosheviqit...!

Ktheje faqën e Re t'historisë Vuqo, e vjetra ka ikë që gati 20 vite.

A ka m'a tragjike për një popull, siq është populli serb, i cili edhe pas dy e ma tepër dekada, nga koha kur popujve fqinjë i shkatuan krime të tmershme deri në nivel gjenocidi, dhe klasa politike e saj, përfshi edhe presidentin, jo vetëm që s'kanë reflektuar, por vazhdojnë t'mallkojnë humbjën e mundësisë që t'zhbëjnë e sundojnë të tjerët !

Kah e shpije kjo mëndësi dhe doktrinë hegjemoniste dhe n'thelb fashiste, Serbinë dhe popullin serb ?

Me gjasë, jo n'mesin e shoqërive të përparura e demokratike të botës së qytetëruar dhe në civilizimin Euro-përenedimor.

Kjo logjikë ; luftënxitëse dhe ekpansioniste, e trasheguar nga e kaluara e errësirës mesjetare serbe, dhe e promovuar n'fund shekullin e kaluar dhe vazhdon t'jetoj edhe sot e gjithë ditën n'Serbinë e sotme, e sjellë popullin serb në një perplasje me vlerat të cilat popujtë e Europës kanë përqafuar tani më !

A jemi Ne, jashtë orbitës së kësaj t'smuare t'Ballkanit, dhe cila do ishte sjellja adekuate e jona ?

Konsideroj se Kosova dhe shqiptarët, që nga 12 Qeshori i 99-tës, kanë hapur një kapitull t'ri t'historisë, duke thye njëherë e mirë Serbinë armike në t'gjitha rrafshet & frontet, dhe s'fundmi edhe në atë luaftarak, falë ndihmës vendimtare të SHBA-së n'krye të Aleancës Verio-Atlantike (NATO), të ciles i parapriu politika aktive paqësore e Presidentit historik Rugova, e cila u deshmua si vizionare n'ruajtjën dhe n'kultivimin e miqësisë me botën e qytetëruar Euro-përendimore në njërën anë, dhe ;

- Poltika e krisur e rgjimit kriminal të Millosheviqit mbi të tjerët, politikë e domonimit dhe e ekspansionit nacional-shovenist në krijimin e Serbisë së Madhe, n'anën tjetër !

Kosova dhe shqiptarët, duhet t'ndjekin rrugën e integrimeve Euro-Atlantike, duke promovuar vlera të demokracisë përendimore, pa lenë anash ; zvillimin ekonomik dhe shtetin ligjor, leva të cilat lënë shumë për të deshiruar, fatkeqësisht.

Me Serbinë, t'kemi kujdes që t'mos bijmë n'grackën e saj, grackë të cilën ajo e përgaditi për tjerët, por ra vetë n'të. f.b

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat