New York Times: Ferdonija nga Gjakova i ruan dhomat e katër djemve të zhdukur

Aktuale

New York Times: Ferdonija nga Gjakova i ruan dhomat e katër djemve të zhdukur

Më: 28 mars 2019 Në ora: 00:38
Ferdonije Qerkezi

Me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, gazeta prestigjioze “New York Time” ka publikuar një tekst më të gjerësishëm, përgatitur nga gazetari Andrea Testa.

Mes tjerash në këtë artikull ai shkruan edhe për rastin e Nusrete Kumnovës që ka humbur djalin e vetëm dhe Ferdonije Qerkezit nga Gjakova, e cila në luftë humbin tërë familjen.

Kufomat e dy djemve të zonjës Çerkezi tashmë janë gjetur dhe varrosur. Bashkëshorti dhe dy djemtë tjerë ende nuk janë gjetur.

“Në Gjakovë vizitova dy gra, Nusrete Kumnovën dhe Ferdonije Qerkezin. Gjatë luftës, djali i vetëm i zonjës Kumnova është kidnapuar dhe është i zhdukur sot e kësaj dite. Zonja Qerkezi ka humbur bashkëshortin dhe katër djemtë. Dy djemtë e zonjës Qerkezi janë varrosur. Bashkëshorti dhe dy djemtë tjerë ende janë të zhdukur. Për këto dy gra, koha nuk lëviz fare. Zonja Qerkezi e ka kthyer shtëpinë e sajë në muze kushtuar kujtimeve për familjarët e saj.

Lart, dhomat e tyre janë ashtu siç kanë lënë. Lojërat, topat e futbollit dhe pjesë të rrobave me kujdes janë paketuar në najlon. Në dhomën tjetër, si kujtim i tmerrshëm për mënyrën se si janë ndarë nga jeta, mban rrobat e përgjakura dhe nga plumbat të dy djemve trupat e të cilëve i ka gjetur dhe i ka varrosur”, shkruan New York Times.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat