Ish-ushtarja e UÇK-së tregon pse e refuzoi datën e intervistimit nga Specialja

Aktuale

Ish-ushtarja e UÇK-së tregon pse e refuzoi datën e intervistimit nga Specialja

Më: 28 mars 2019 Në ora: 10:39
Raimonda Rreci

Ish-pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Raimonda Rreci, ka thënë se nuk i është përgjigjur ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale pasi që kjo e fundit nuk i ka ofruar asaj informatat që i ka kërkuar përmes një shkrese zyrtare.

Ajo ka theksuar se kërkesa e saj ka qenë që të njoftohet nga Specialja më hollësisht lidhur me ftesën, nëse është e ftuar në cilësinë e dëshmitares apo të dyshuarës.

“Nuk kam ndërmend të mos i përgjigjem bashkëpunimit me Gjykatën Speciale. Nuk i kam ikur një bashkëpunimi të tillë e as nuk i kam rënë pishman. Edhe tutje e them se jam në gjendje t’i përgjigjem Gjykatës kur ata ta plotësojnë kërkesën time dhe kjo nuk duhet t’i bie në befasi askujt sepse e kam cekur që nga fillimi”.

“Është e vërtetë se afati i intervistimit tim tanimë ka kaluar, mirëpo kjo ka ndodhur meqë unë ju kam kërkuar ftesë zyrtare nga gjyqi dhe të më thuhet se për çfarë rasti unë mund të konsiderohem si dëshmitare? Kush është i dyshuari apo viktima?”.

“Gjykata i ka rregullat e veta dhe nuk kanë pranuar të më ofrojnë informatat qe unë i kam kërkuar përmes një shkrese zyrtare dhe për këtë arsye e kam refuzuar datën e intervistimit”.

Statusi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat