20 vjet nga Masakra e Izbicës, Haradinaj: Të gjithë të rënët janë dëshmi e rrugës së lirisë

Aktuale

20 vjet nga Masakra e Izbicës, Haradinaj: Të gjithë të rënët janë dëshmi e rrugës së lirisë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 10:48
20 vjet nga Masakra e Izbicës, Haradinaj: Të gjithë të rënët janë dëshmi e rrugës së lirisë

Sot bëhen 20 vjet që kur ndodhi Masakra e Izbicës, ku forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë të Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kreu i Skenderajt Bekim Jashari, kanë bërë homazhe tek varrezat e të masakruarve.

Me këtë rast kreu i qeverise tha se “të gjithë të rënët janë dëshmi e rrugës së lirisë”.

“Sot, kujtojmë me dhembje e krenari, martirët e një prej masakrave më të egra, që 20 vjet më parë tronditi tërë botën. Izbica është e kaluara jonë e dhimbshme, që e kemi pa e përjetu në çdo cep të Kosovës. Lavdi e përjetshme të gjithë martirëve të kësaj toke!”.

Bekim Jashari vlerësoi se duke nderuar te rënët, ne nderojmë edhe veten.

Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së. Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shiheshin 147 varrezat e reja në Izbicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat