Sherifi: Të gjendet një formë për kompensimin e orëve të humbura

Aktuale

Sherifi: Të gjendet një formë për kompensimin e orëve të humbura

Më: 28 mars 2019 Në ora: 11:08
Bilall Sherifi

Shefi i grupit parlamentar të Nismës SocialDemokrate, Bilall Sherifi ka deklaruar se debati në Kuvendin e Kosovës për orët e humbura në sistemin arsimor, ka për qëllim që SBAShK dhe MAShT të gjejnë një formë për kompensimin e tyre.

Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku tha se nuk bëhet fjalë për orë të humbur por për minus të njësive mësimore.

"Në emër të 42 deputetëve që kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për situatën e krijuar rreth mbajtës së orëve. Nuk janë vetëm orë të humbur, jemi të gjithë dakord se nuk janë orë të humbura në një fabrikë, por minus në njësi mësimore. Debati ka për qëllim që të dalim me rekomandime që sindikata dhe MAShT të gjejnë një formë për t'i kompensuar të gjitha këto", tha Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat