Veseli: BE po na merr të rinjtë, e s’po na jep liberalizimin e vizave

Aktuale

Veseli: BE po na merr të rinjtë, e s’po na jep liberalizimin e vizave

Më: 28 mars 2019 Në ora: 11:43
Mbledhja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se Evropa çdo vit po merr të rinjtë e Kosovës duke iu dhënë viza të punës, derisa nuk e japin liberalizimin e vizave.

“Lojërat e quajtura të fatit do të mbyllen përfundimisht, sot e kemi pikë të rendit të ditës. Po ashtu, e kemi edhe një seancë të jashtëzakonshme për situatën e sektorit të arsimit, në fakt për MAShT-in dhe SBAShK-un, për orët që janë humbur gjatë grevës por gjithashtu kemi vendosur që më datën 11 prill të kemi seancën që do të jenë për mbi 42 pika të papërfunduara, dhe do të kemi seancë të rregullt me 12 prill”, tha ai.

Sa i përket, liberalizimit të vizave, ai tha se çdo vonesë që po bëhet nga BE, është problemi i tyre, derisa sipas tij, Kosova ka plotësuar çdo kusht për liberalizimi.

“Çdo vit po na i marrin të rinjtë, po u japin viza të punës. Ndërsa nuk po ua japin liberalizimin e vizave”, tha ai.

I pyetur se a po e lëkund koalicionin PAN, çështja e anëtarëve të KQZ-së.

“Koalicioni çdoherë lëkundet prej vetvetit, por ende është duke qëndruar”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat