Veseli: Sot është dita e Izbicës

Aktuale

Veseli: Sot është dita e Izbicës

Më: 28 mars 2019 Në ora: 12:40
Kadri Veseli

Sot është dita e Izbicës. Ne kurrë nuk do të harrojmë, sepse harresa është shërbim ndaj atyre që bënë krimin në Izbicë, e në sa e sa fshatra të Kosovës.

Kështu ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pasi ka bërë homazhe në nderim të të vrarëve në masakrën e Izbicës.

“Nuk do ndalemi asnjëherë, derisa të ketë drejtësi për Izbicën. Drejtësi për dhjetëra masakra që u kryen mbi popullin tonë gjatë luftës. Vetëm drejtësia i shëron plagët e së kaluarës, ndërsa dëshmorët mbesin përgjithmonë themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë i pavarur dhe Sovran”,  shkruan Veseli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat