Arrestohet i biri i Sabit Gecit i dyshuar për fajde

Aktuale

Arrestohet i biri i Sabit Gecit i dyshuar për fajde

Më: 28 mars 2019 Në ora: 13:11
Sabit Geci

Dje rreth orës 11:00 në rrugën Nazmi Mustafa në Prishtinë është arrestuar i biri i Sabit Gecit, Albani, i dyshuar për fajde.

Kështu konfirmohet edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ai është arrestuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Derisa është dërguar në qendrën e mbajtjes në Hajvali.

Alban Geci në mesin e gjashtë të dyshuarve për fajde

“Rr. “Nazmi Mustafa”, Prishtinë 27.03.2019-11:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes në Hajvali”, thuhet në raportin i PK-së.

Burime të Koha.net kanë bërë të ditur se Alban Geci është nën masën e paraburgimit prej një muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat