Kosova kërkon drejtësi për 147 viktimat e masakrës së Izbicës

Aktuale

Kosova kërkon drejtësi për 147 viktimat e masakrës së Izbicës

Më: 28 mars 2019 Në ora: 13:30
Ramush Haradinaj

Me akademi përkujtimore janë përkujtuar 147 viktimat e masakrës së Izbicës që ka ndodhur 20 vite më parë.

Me këtë rast presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Kosova asnjëherë nuk do të harrojë spastrimin etnik dhe gjenocidin që e ka bërë Serbia në Kosovë.

"Sot në 20 vjetorin e krimit të policisë dhe forcave paramilitare të Serbisë kujtojmë masakrën e Izbicës ku u vranë 147 qytetarë të pafajshëm vetëm pse ishin shqiptarë. Kujtojmë të gjitha viktimat. Në atë kohë njerëzit e paarmatosur, që u vranë në vatrën dhe në tokën e tyre ishin në përpjekjen e tyre për mbijetesë, në të njëjtën kohë për liri. Kosova kurrë nuk do të harrojë tragjeditë që ka kryer shteti i Serbisë. Para pak ditësh ishim në Krushë të Madhe dhe të Vogël, kudo varreza masive, kudo dhimbje, por në të njëjtën kohë edhe lot të rilindjes. Asnjëherë nuk do të harrohen këto krime dhe ky gjenocid i shtetit të Serbisë. Këtë vit Kosova shënon edhe 20 vjetorin e çlirimit, kjo ditë nuk do të vinte kurrë pa luftën e drejtë të UÇK-së, nuk do të vinte pa sakrificën dhe gjakun e dëshmorëve dha martirëve të kombit”, tha Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e quajtur njërën nga ditët më dhimbje të madhe, tha se edhepse asgjë nuk mund ta zëvendësojë dhimbjen, Kosova kërkon drejtësi për këto krime. Ai përmendi se si nga shqiptarët po kërkohet vërtetimi i pafajësisë.

 "Edhe kjo ditë është një nga ato ditët me dhimbje të madhe. Por, fatkeqësisht nuk është e vetmja. Do ta kishit më lehtë sikur të ishte kjo e vetmja, por jemi dëshmitarë se kjo dhimbje është në tërë vendin tonë. Një ngecje e zbardhjes së fatit të të pagjeturve, por edhe e vendosjes para drejtësisë kryerësit e këtyre masakrave. E drejta për Kosovën, e drejta për viktimat nuk është vendosur. Neve po na kërkohet edhe një herë të vërtetojmë pafajësinë tonë. Nuk e zëvendëson asnjëherë dhimbjen,  por Kosova kërkon drejtësi për këto krime", tha ai.

"Pikërisht 2 dekada më parë forcat serbe kishin nisur të nuhasin se përfundimi i tyre po vije. Si shenjë hakmarrje për humbjen që nuk po e përballonte dot regjimi serb filloi të implementojë planin më agresor. Ata na vranë fëmijët, por dështuan të na e vrasin ëndrrën për liri. Masakra e Izbicës janë një nga goditjet më të mëdha që armiku i bëri popullit tonë është masakra në të cilën menjëherë e pësuan një numër i madh i njerëzve. Pas gjithë këtyre viteve shumë pikëpyetje tonat nuk morën përgjigje, asnjë nga kryerësit e masakrave nuk janë dënuar. Edhe pas 20 vitesh familjarët jetojnë me mallin e të pagjeturve. Sot më shumë se kurrë na duhet uniteti", tha Jashari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat