SHBA mbështet Kosovën në ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucione

Aktuale

SHBA mbështet Kosovën në ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucione

Më: 28 mars 2019 Në ora: 16:32
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka përgëzuar KQZ-në për emërimin e tetë anëtarëve të këtij komisioni, duke thënë se tash ky institucion i rëndësishëm zgjedhor mund të rifillojë punën për demokracinë e Kosovës.

“SHBA mbështet Kosovën në ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucionet qeverisëse. Urime për 8 emërimet në KQZ, të cilët tani mund të rifillojnë punën e saj jetike për demokracinë e Kosovës. Pres për të parë dy emërimet e mbetura”, shkruan diplomati amerikan në llogarinë e tij në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat