Mujku tregon për jetën e të riut: Siguron barnat e nënës me pagën në bastore

Aktuale

Mujku tregon për jetën e të riut: Siguron barnat e nënës me pagën në bastore

Nga: A.M. Më: 28 mars 2019 Në ora: 19:23
Vebi Mujku

Përderisa në Kuvendin e Kosovës, po diskutohet për lojërat e fatit, sociologu, Vebi Mujku përmes një postimi në Facebook, ka rrëfyer për jetën e një të riut i cili punon në bastore.

Mujku ka treguar se ky djalë me pagën që e merr në bastore i siguron barnat për nënën e tij të sëmurë

Postimi i plotë:

E njoh një djalë i cili punon me një bastore dhe me pagën e tij siguron barnat për Nënën e tij të sëmurë. Sot e takova në rrugë dhe më tha, nëse e mbyllin “veç me hup dika tash”.

Nuk e di se sa janë të tillë që mbajnë familje dhe burim të vetëm të ekzistencës e kanë këtë pagë.

Me siguri se opsioni i fundit i secilit është puna në bastore, aty ku i ekspozohesh rrezikut, ndotjes nga duhanpirja, alkooli etj.

Nuk janë të gjithë deputet me 2 000 euro pagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat