Zbulohen mesazhet mes Musliut dhe Mikiqit, pasi këtë të fundit e shkarkoi Haradinaj

Aktuale

Zbulohen mesazhet mes Musliut dhe Mikiqit, pasi këtë të fundit e shkarkoi Haradinaj

Më: 28 mars 2019 Në ora: 21:59
Ganimete Musliu dhe Vesna Mikiq

Një postim në rrjetin social “Facebook” i kushtoi me shkarkim nga detyra zëvendësministres së Drejtësisë nga Lista Serbe, Vesna Mikiq. Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj e shkarkoi atë pasi e njëjta kishte deklaruar se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid.

“Para 20 vjetësh, ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”, kishte shkruar Mikiq.

E para që kërkoi shkarkimin e zyrtares së Srpska-s ishte deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu. Mirëpo, kjo kërkesë si duket nuk i pëlqeu aspak ish-zv/ministres serbe.

Indeksonline ka siguruar mesazhet e shkëmbyera midis deputetes Musliu dhe Vesna Mikiqit. Aty shihet se kjo e fundit e kërcënoi deputeten nga Dreanica se do ta padisë për shkak se, sipas saj, ajo ia keqpërdori fotografitë.

Image

Mesazhi i Vesna Mikiq-it

E nderuar zonja Musliu,

Shkarkimi im nuk do t’ju bëjë një person më të mirë. As karriera juaj nuk do të jetë më e pasur për këtë lloj akti. Ju keni treguar se demokracia për popullin serbë në Kosovë është vetëm një emër i menduar dhe si i tillë unë nuk besojë se do të pranoheni në rrjedhat e një qytetërimi modern demokratik evropian. Përkundrazi, ju keni treguar sa keqësi dhe energji negative keni ju. Largimi im nuk do të zvogëlojë të vërtetën që vazhdimisht e mohoni për dekada, dhe kjo është se pala shqiptare ka kryer krime dhe ende i bën ata përmes këtij lloji të të menduarit dhe veprimit. Me gjithë këtë, duhet të them se kam shumë miq të mrekullueshëm dhe të shkëlqyer nga komuniteti shqiptar, të cilët janë përfaqësues të vërtetë të popullit tim, të cilët nuk e vënë në siklet fajtorët dhe partitë e tjera. Epo, respektoj njerëz të tillë. Çdo pozitë vjen dhe shkon… Sidoqoftë, nuk më lëndove sa mendove se mundesh. Sigurisht që do të shihemi në gjykatë për shkak të qasjes së paautorizuar në profilin tim, shkarkimit të fotove dhe teksteve dhe ndarjen e saj. Unë shpresoj se vendosmëria juaj ka sjellë një gjumë më të qetë. Përshëndetje. Vesna Mikiq

Image

E nderuara ish zv. Ministre,

Shkarkimi juaj nuk ka ndodhur për të më bërë mua as njëri më të mirë dhe as më të keq. As karriera ime nuk varet nga pozita që mund të mbani apo të mos e mbani Ju.

Shkarkimi Juaj ka ndodhur sepse, Ju dhe disa kolegë tuaj  vazhdoni të jetoni me ëndrrat e Çubrilloviçëve dhe nuk doni ta pranoni që ishte regjimi serb ai i cili shkaktoi gjenocid në territorin e ish Jugosllavisë.

Sa i përket demokracisë, Ju e nderuar si duket nuk e kuptoni as termin DEMOKRACI e lërë më të kërkoni një vlerë të tillë për popullin serb.

DEMOKRACI nuk do të thotë të përulemi para çdokujtë që ofendon popullin tonë, nuk do të thotë që ta harrojmë të kaluarën, nuk do të thotë që Juve që paguheni me paratë e popullit tim t´ju jepet  e drejta ta ofendoni duke i shërbyer një politike armiqësore të një shteti tjetër.

Shqiptarët asnjëherë nuk kanë ushtruar dhunë sistematike dhe as luftë individuale ndaj serbëve, përveç rasteve në vetëmbrojtje dhe ato kundër aparatit policor dhe ushtarak sepse nuk është në traditën tonë të vrasim gra, fëmi, pleq e plaka. Ishte sistemi shtetëror serb që e bëri një gjë të tillë, prandaj asnjë nga përrallat e fabrikuara në Beograd për gjoja dhunën e shqipëtarëve ndaj serbëve nuk kanë mundur ti rezistojnë realitetit.

E nderuar ish zv. Ministre, mendojeni njëherë që është populli serb në Kosovë që përkëdhelet tash e 20 vite dhe kjo përkëdhelje juve ju ka çuar në një trans millosheviçjan.  Juve nuk ju pengojnë asnjëherë benefitet për serbët kur të njëjtat benefite nuk i ka as populli shumicë shqiptarë dhe as pakicat tjera në Kosovë. Në këtë pikë juve nuk ju intereson demokracia apo barazia.  Në këtë pikë nuk jeni aspak e interesuar të ngriheni dhe të kërkoni që serbët të trajtohen njejtë me të gjithë që jetojnë në Kosovë. Pa asnjë meritë ju pranoni poste parlamentare e minsitrore dhe apeloni në demokraci? Me cfarë rregulli demokratik arrite ti në atë post??? Me lëmoshë dhe me një pajtim të popullit tim që edhe ju të jeni pjesë e proceseve dhe e institucioneve të Kosovës. Cilat nga këto të drejta ja ofron shteti serb shqiptarëve në Serbie e që në përqindje janë më shumë se ju në Kosovë? Asnjë!!! Sepse atje vazhdon të punohet me përrallat e mesjetës.

Juve e nderuar ju dëshiroj shëndet dhe aq forcë që të reflektoni në vetvete dhe të distancoheni nga sistemi i Millosheviçit i cili më së shumti dëme ju bëri vet juve. Ne e kemi pranuar fatin tonë historik, humbjet dhe sakrificat si çmim i lirisë dhe jemi shumë krenarë që kemi arritur ta largojmë zgjedhën serbe të robërisë.  Edhe pse ende kemi plagë të hapura, ato i mbajmë me plotë krenari sepse janë plagë lirie.

Edhe pse ende kemi varre të hapura ne ja kemi dalë të bashkëjetojmë në paqe me të gjitha komunitetet  që jetojnë në Kosovë. Kemi përpiluar një kushtetutë e cila nuk ka shembull në botën e përparuar demokratike dhe të cilës deshe apo jo do ti nënshtrohesh edhe TI.

Kjo është Kosova e lirë dhe sovrane. Të gjithë ata që duan të jetojnë në të, janë të barabartë, kurse të gjithë ata që nuk duan të jetojnë në të, e kanë lirinë e shkuarjes kudo që ata dëshirojnë.

Për fund znj. ish zv.Ministre po ti dërgoj disa fakte për ta dokumentuar se kush ndaj kujt bëri gjenocid në Kosovë dhe uroj qe ti të mund të bësh gjumë të qetë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat